Category: Uncategorized

Portreti i një shteti

Portreti i një shteti

Në vështrimin e ontologjisë, realiteti është fenomen relativ. Në bazë të këtij konstatimi, themi që nuk ekziston një realitet i vetëm, por realitete të ndryshëm që bashkëjetojnë. Nëse i qasemi me këtë frymë përshkrimit të identitetit malazez, duke u bazuar në analiza të mirëfillta të proceseve shoqërore, kohore dhe historike, arrijmë në përfundimin se identiteti malazez është një konstrukt i shtresëzuar apo një bashkësi e realiteteve që e përfaqësojnë. Ky konstatim sot përbën karakteristikën emblematike të Malit të Zi, multikulturalizmin, të faktuar në Kushtetutë, Konventat ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave.

Gjeneza

Interesi për ta studiuar në tërësi kompleksitetin e identiteteve kulturore lindi me shfaqjen e komuniteteve transnacionale, ku multikulturalizmi ndikoi në nivel personal, në marrëdhëniet ndërpersonale, e rrjedhimisht kolektive, në perceptimin dhe reflektimin mbi identitetin; Kush jam/jemi dhe çfarë vlerash përfaqësoj/më? Shoqëria malazeze, që në kohërat e organizimit primitiv shoqëror, njihet me konceptin e identitetit të shtresëzuar. Mendohet se gjithçka filloi me mpleksjen midis fiseve të sllavëve të jugut dhe shqiptarëve. Gojëdhënat popullore sugjerojnë se disa fise malazeze janë produkte të degëzimit të vëllazërimeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Janë përshkruar lëvizjet e barinjve të Shqipërisë së Veriut dhe të Zetës gjatë gjithë Mesjetës, si rrjedhojë e të cilave u krijuan marrëdhënie fisnore që prisnin kufij fetarë dhe etnikë. Nga ky këndvështrim, me interes të veçantë është studimi i trashëgimisë kulturore për të kuptuar më mirë identitetin e shtresëzuar malazez. Ndërkaq, Ballkani njihet në histori si vend i shkëbimeve midis popujve, ku më tipiket ishin lidhjet mes familjeve princërore të periudhës së Mesjetës. Veçanërisht, bien në sy martesat e përfaqësuesëve të tre brezave të familjes sundimtare të Zetës, Gjuragj, Stefan dhe Ivan Crnojeviqit, me të bijat e Zahariajve, Kastriotëve dhe Arianitëve. Historia e shenjtores Angjelinë, vajzës së fisnikut dhe prijësit shqiptar me kryeqendër në Kaninë, Gjergj Arianitit, e cila u martua me despotin serb, Stefan Brankoviqin, është një tjetër rast i cili dëshmon ndërthurjet dinastike në katër anët e horizontit ballkanik, si dhe shtrirjen gjeografike, të gjithanshme të lidhjeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Martesat politike kanë forcuar aleancën, e cila, supozohet se ka qenë kundërpërgjigje ndaj ndryshimit rrënjësor, kulturor që po i kanosej strukturës së rajonit me ardhjen e Perandorisë Osmane. Besëlidhja e Lezhës në vitin 1444, ku mori pjesë edhe Stefan Crnojeviqi, së bashku me djemtë e tij, Gjergjin dhe Gjonin (Ivani), mund të konsiderohet një ngjarje përbashkuese në luftën për liri. Mirëpo, diskursi mbizotërues i ligjërimit akademik dhe publik sot këmbëngul që të anashkalohet perspetiva historike e “fuzionimit” të serbëve dhe shqiptarëve, duke mos e përdorur si pikënisje për ta zbërthyer dhe shpjeguar identitetin e shtresëzuar malazez. Përkundrazi, “dikotomia institucionale malazeze është shfaqur në dy forma; përmes përpjekjes për t`i qendruar pranë rrënjëve dhe vatrës serbe, ose e kundërta e saj, për ta afirmuar shkencërisht identitetin njëmijë-vjeçar malazez”. (Vojvodiq, 2016) Në kundërshtim të dy hipotezave të mësipërme dhe qëndrimeve të konsumuara, vijon konstatimi se ”grupet etnike dhe kulturat nuk kanë qenë asnjëherë entitete me kohëzgjatje të pafundme kohore, as me një vetëpërcaktim të krijuar në mënyrë të pavarur nga kontaktet me jashtë.” (Doja, 2009:153) Rrjedhimisht, kuptimi i identitetit malazez si një produkt i shkallës më të lartë të ndërveprimit midis grupeve etinike nuk synon zhdukjen apo çbërjen e tij, por përshkrimin e saktë të natyrës së tij. Ky aspekt përbën vlerën thelbësore të karakterit të depozituar të tij sot. Me qëllim portretizimin e saktë të Malit të Zi, e shikoj si një çështje me rëndësi të veçantë, risjelljen në vëmendjen publike dhe hapjen e diskutimit rreth këtij dimensioni historik, bazuar në vlerësimin mbi baza konkrete të historisë, marrëdhënieve dhe lidhjeve ndërshekullore midis malazezëve dhe shqiptarëve. Në këtë mënyrë, kontribuojmë që trashëgimia historike e së kaluares të shndërrohet në një kapital të rëndësishëm të së tashmes. Për më tepër, të ndërgjegjësohesh rreth unitetit dinamik të Malit të Zi do të thotë t’ja pranosh karakterin sintetik të një qytetërimi europian.

Aspekti fetar dhe gjuhësor

I gjendur në vijën ndarëse midis Perëndimit dhe Lindjes, në aspektin gjeografik, politik, fetar dhe atë kulturor, Ballkani ka qenë gjithmonë vatër e përplasjeve të forta ideologjike. Periudha e pushtimit osman ka shkaktuar ndryshimet më të thella shoqërore dhe kulturore në hapësirën e tij, të cilat diktuan ashpërsimin e strategjive të njejtësimit dhe të ruajtjes së kufijve etnikë. Tek serbët, koncepti i kombësisë vijon të jetë ngushtësisht i lidhur me fenë, kështu që, si sot edhe atëmot, “etnicizimi i fesë” për serbët ishte një mënyrë e përcaktimit të kufijve etnikë. Shoqëria bashkohej rreth një patriarku, pra organizohej dhe sillej rreth figurave atërore. Kjo ka ndikuar që përpjekja për ta orientuar vetëdijen shoqërore drejt funksionimit dhe veprimit brenda kornizave të një shteti ligjor të përballet me rezistencë të gjërë dhe ndodh pikërisht për shkak të rrënjëve gjërësisht të përhapura të moralit patriarkal. Mënyra e dyfishtë e ushtrimit të pushtetit mbizotëron kulturën politike, ku praktikat rënduese burokratike dhe arbitrariteti përdoren për t’i bllokuar efektivisht idetë at’sfiduese. Mirëpo, dhe pse i përshfaqur në forma të ndryshme, morali patriarkal është një karakteristikë e të gjithë popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Jetëgjatësia e tij nuk përbën çudi, pasi shoqëritë e organizuara sipas modelit patriarkal në momentin që privohen nga prania e kryepushtetarit apo babait, shndërrohen në sisteme entropike në rrezik që t’i nënshtrohen kaosit. Falë historisë së pasur me konflikte, frika jonë nga rreziku i kaosit që do të prodhonte ndryshimi i status quo-së është kthyer në paranojë të përgjithshme. Për t’i shpëtuar kaosit, babai apo kryepushtetari, vepron në drejtim të “materies entropike”, për të vënë rregull dhe kanalizuar energjinë e cila, në fakt, prodhohet nga vetë ai.

Ndryshe nga serbët, shqiptarët kanë përdorur një strategji tjetër në përcaktimin e kufijve etnikë. Shqiptarët njihen botërisht si populli i lashtë, ilir dhe i krishterë. Akademiku i shquar shqiptarë Alban Doja i cili e ka studiuar në thellësi çështjen e përdorimin politik të fesë në rindërtimin e identiteve, nga ku është frymëzuar ky segment i këtij shkrimi, ndër të tjera shprehet në lidhje me rastin shqiptarë se “me perandorinë bizantine ata hynë gjithnjë e më tepër në orbitën e krishtërimit të Lindjes, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, si edhe për rrjedhojë arsyesh të ndryshme politike dhe historike, ja arritën t’a ruajnë prapavijën perëndimore.” Në vijim ai shpjegon se ky fenomen do të manifestohej më pas ne momente të ndryshme përgjatë historisë, veçanërisht rreth çështjes së identitetit. Me evoluimin e strukturës fetare, shqiptarët refuzuan etnicizimin mbi bazën fetare, duke u shndërruar në të vetmin popull “transfetar” të Ballkanit. Identiteti i shqiptarëve u ndërtua kryesisht mbi bazën e gjuhës. Aq e fortë ka qenë kjo dukuri, sa u kthye në një ideologji të vërtetë mbi themelet e së cilës u zhvillua lëvizja e Rilindjes Kombëtare e popillit shqiptarë, nga mesi i shekullit XIX e deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Fryma rilindase mbështetej në shtyllat e autonomisë dhe pavarësisë, në ndjenjën e kombësisë, identitetit, individualitetit dhe tendencës për të kapërcyer prirjet e lokalizmit dhe të separatizmit patriarkal feudal. Prijësit e saj ishin elita intelektuale, e cila përpunoi dora-dorës idetë për të drejtat e kombit, të plotësuara me ato iluministe për kulturën dhe zhvillimin ekonomik. Nëse zhvendosim vëmendjen tek malazezët, vërejmë ngjashmëri në përpjekjet për t’a ruajtur frymën dhe “prapavijën perëndimore”, dhe pse në një kontekst të ndryshëm kohor dhe politik. Ajo që vlen të theksohet është se, nga aspekti gjuhësor, provat e leximit latin të periudhës së Duklës të cilat ruhen ende sot dëshmojnë se në hapësirën që zë Mali i Zi sot janë përqafuar vlerat e qytetërimit latin. Alfabeti dhe leximi latin, në këtë rast, flet qartë rreth vendimit në gjenezë për të zgjedhur rrugën e përqafimit të vlerave perëndimore. Nga ana tjetër, dualiteti i identitetit malazez bën që shoqëria të përballet me sfida të tjera, ku kryeson përplasja e vazhdueshme me Kishën Ortodokse serbe. Me anë të tendencës së vazhdueshme për të sulmuar dhe manipuluar politikisht çështjen identitare, si edhe duke shprehur qendrime gjithnjë shpifëse ndaj proceseve integruese dhe modernizuese të Malit të Zi, Kisha Ortodokse serbe dhe gjithçka që ajo përfaqëson sot janë kthyer në plagën kryesore të vendit. Kjo bën që morali patriarkal, sot për sot, të mbetet i pllakosur, si në strukturën familjare ashtu edhe në institucionet e shoqërisë malazeze, duke vështirësuar kornizat e brishta shtetërore dhe progresin e Malit të Zi. Margjinalizimi i Kishës Ortodokse serbe dhe ndikimit të saj në shoqërinë malazeze përbën hapin fillestar, pozitiv drejt çrrënjosjes së paternalizmit dhe tendencave lindore në Mal të Zi.

Realiteti multikulturor i Malit të Zi

Në hapësirën kohore gati njëqind vjeçare midis dy momenteve historike, vitit 1878, i cili shënon njohjen e parë të pavarësisë së Malit të Zi, si edhe viti 1997, të cilin do e quaja pikënisjen e rrugëtimit drejt shkëputjes nga bashkimi shtetëror me Serbinë dhe ndikimi politik serb, me qëllim rikthimin e pavarësisë, ndodh mbivendosja apo shtresëzimi i mëtejshëm i identitetit malazez. Produkt i kësaj periudhe është një strukturë e evoluar multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore. Identiteti kombëtar malazez për gati një shekull konsiderohet çështje kontroverse, veçanërisht në sytë e atyre që duan ta njejtësojnë me identitetin serb. Viti 1997 shënon vitin e rizgjimit të ndjeshmërisë së re kombëtare, shoqëruar me përgjegjësi specifike ndaj përbërjes së re multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale.

1997

Me shthurjen e Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë (SFRJ-së) dhe shkëputjen e njëpasnjëshme të republikave gjatë fillimit të viteve ‘90, nis rreshtimi i përplasjeve ideologjike dhe sentimentale, me pasojë konflikte të vazhdueshme dhe të ashpra ndëretnike, sulm të forcave ushtarake dhe policore ndaj civilëve, si edhe tentativë për spastrim etnik. Ideali vëllazërim-bashkim, shumë i dashur për jugo-nostalgjikët, atëmot dhe sot, dergjej nën flakët e tërbimit ushtarak, komanduar nga Sllobodan Millosheviqi. Serbisë iu shembën planet për ndërtimin e një shteti unitar, me përbërje ish-republikat e Jugosllavisë, i cili do të funksiononte nën komanden e Beogradit. Konflikti “naiv” i lindur fillimisht si pasojë e përplasjeve ideologjike, post-komuniste, u përshkallëzua në luftë të egër të ushtrisë ndaj civilëve, në Bosnjë dhe Hercegovinë e në Kroaci. Së shpejti, do të zbulohen planet për spastrimin etnik në Kosovë. Mali i Zi në këtë moment të historisë së përgjakshme të Ballkanit u gjend i rrethuar nga errësira e konflikteve ndëretnike dhe lufta civile. Ishte vendosmëria për t’i shkëputur lidhjet me politikën destruktive dhe represive serbe, si edhe bindja ndaj frymës euro-atlantike, çfarë e shpëtoi vendin nga lufta e brendshme civile. Millo Gjukanoviq, atë kohë një politikan i ri, karizmatik, i dalluar për nga aftësitë oratorike dhe pragmatizmi që e karakterizon edhe sot, vendos shkëputjen e lidhjeve me politikën serbe, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të kthesës historike dhe figurën politike që ka shënuar historinë moderne të Malit të Zi. Populli malazez, dhe pse në heshtje, e ruante frymën perëndimore dhe dëshironte integrimet euro-atlantike. Këtë e konfirmoi në vitin 1997, duke mbështetur idetë e liderit të saj të ri, si edhe më vonë duke vendosur për t’a vazhduar rrugën të pavarur, me anë të referendumit të zhvilluar në vitin 2006. Diplomacia e patriarkut të ri të Malit të Zi funksionoi dhe bazohej te qasja e re që ai zgjodhi, për t’a rizgjuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare, gjithnjë duke u treguar i kujdesshëm ndaj rolit specifik të pakicave në proceset shtetformuese. Si rrjedhojë, pavarësia e Malit të Zi do t’a pasuronte gjeopolitikën e rajonit me një realitet të ri, mirëpo procesi i brendshëm i vetëdijësimit kulturor i shoqërisë malazeze, në kuptimin e përqafimit të vlerave përendimore do të përbënte sfidën e radhës. Mendësia patriarkale, e përhapur gjërësisht në shoqërinë malazeze, nga njëra anë mund të konsiderohet rrethanë favorizuese për Gjukanoviq, në mënyrën se si ndikoi në psikologjinë e masës, e dehur dhe e “mahnitur” me karizmën e tij të padiskutueshme. Mirëpo, nga ana tjetër, mendësia patriarkale do ta vështirësonte suksesin e përpjekjeve për t’a reformuar vendin. Një malazez që është rritur me frymën patriarkale, e ka të vështirë t’i kuptojë në thelb vlerat perëndimore, si liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, shanset e barabarta, shtetin e së drejtës, barazinë gjinore, të drejtat e minoriteteve.

Sfidat e reja për Malin e Zi

Ballkani Perëndimor po jeton sot një realitet të ri gjeopolitik, ku shumica e vendeve në rajon kanë zgjedhur integrimin në BE. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e qartësoi se cilat vende të rajonit do të jenë prijëse në rrugëtimin e integrimeve euro-atlantike. Ajo që duhet theksuar është se, tejkalimi i sfidave të reja për Malin e Zi nuk duhet të kthehet në një garë hapje-mbyllje kapitujsh, por duhet shfrytëzuar si një moment ku reflektohet mbi cilësinë e procesit të integrimit. Shoqëria malazeze ka ende rrugë të gjatë për të bërë në tejkalimin e vetes, për të vendosur bazat e një zhvillimi të qendrueshëm ekonomik, politik dhe kulturor. Nëse rryma të ndryshme, herë pas here kanë dashur të ndikojnë në drejtimin gjeopolitik të vendit, duke e penguar në rrugën e zhvillimit, ky është momenti i duhur kur shoqëria malazeze duhet të reflektojë dhe të jetë e qartë rreth çështjes thelbësore – cilat vlera do të përfaqësojë në të ardhmen? Në kërkim të përgjigjes, duhet të kuptojmë se edhe në momente të vështira si ky, kur luhatjet në Perëndim po keqinterpretohen dhe po keqshfrytëzohen, format e mbrojtjes së interesave kombëtare të shoqërive perëndimore nuk kushtëzohen nga patriarkati. Patriotizmi i shoqërive përendimore konsiston në mbrojtjen e institucioneve dhe ndarjen e fuqive mes tyre. Të jesh patriot do të thotë t’i përkushtosh me gjithë qenien tënde idesë së një vendi ku e drejta gjithmonë prevalon mbi patriarkun, ku të gjithë gëzojnë shanse të barabarta, vendi ku barazia gjinore dhe të drejtat e minoriteteve janë premisë e zhvillimeve demokratizuese, pluralizmi i mendimeve, qëndrimeve, botëkuptimeve, llojshmërisë e kulturave, përceptohen si vlera, dhe jo kërcënime, dhe të tilla mbrohen me ligj. Përbërja unike, multikulturore e shoqërisë malazeze përbën potencialin e saj më të madh dhe një kapital të rëndësishëm në hartën e gjërë europiane. Këtë duhet ta çmojë, pasi nuk janë kufijtë gjeografik ata që historikisht kanë ndarë Lindjen nga Perëndimi. Përpara se ta trajtojmë si çështje politike, integrimin e vlerave perëndimore duhet ta konsiderojmë si një proces të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm internalizimi të kulturës perëndimore. Pavarësisht trashëgimisë së trazuar historike, ne duhet të besojmë thellësisht se vlerat përendimore janë shtrati ku do të ripërtërihet Mali i Zi.


Teksti është shkruar në prill, 2018.

Publikohet për here të parë më 13 mars, 2019.

 

Konferenca “Multikulturalizmi dhe praktikat e artit bashkëkohor”, në datat 4 – 6 dhjetor në Ulqin

Konferenca “Multikulturalizmi dhe praktikat e artit bashkëkohor”, në datat 4 – 6 dhjetor në Ulqin

Nën drejtimin e fondacionit gjerman Konrad Adenauer (KAS) në Ulqin dhe në bashkëpunim me OJQ “Unë veproj”, në datat 4, 5 dhe 6 dhjetor, në Pallatin Venezia në Ulqin do të organizohet konferenca „Multikulturalizmi dhe praktikat e artit bashkëkohor, etnicizim apo interaksion?”

Kjo konferencë në qendër të vëmendjes vendos politikat e multikulturalizmit dhe manifestimin e tyre në fushën e artit bashkëkohor, duke nenvizuar dilemën nëse ato shërbejnë thjesht si një platformë deklarative apo krijojnë hapësira reale për shkëmbim ndërkulturor në vendet e Ballkanin Perëndimor.

Diskutimi i politikave multikulturore është një temë e momentit, në kontekst më të gjërë europian, pasi jemi dëshmitarë të rishikimit të tyre të vazhdueshëm, një fenomen ky i cili në mënyrë të veçantë po ndikohet nga kriza e emigracionit në Europë. Ndërkohë që, në kontekstin ekzistues të Ballkanit apo edhe të përvojave post-jugosllave, procesi i aplikimit të tyre po problematizohet edhe më shumë. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në hapësirën e tranzicionit dhe turbulencave të vazhdueshme politike, të përballur me dilemën që shoqëritë tona ende e kanë, që t’i rikthehen fantazmave të së shkuarës apo të orientohen drejt perspektivës europiane, pikërisht nëpërmjet trajtimit të kësaj teme përshfaqet dobësia kryesore, në lidhje me mungesën e aftësisë për t’a pranuar të ndryshmen, me anë të shprehjes së ksenofobisë, mitomanisë, izolimit, si edhe të pamundësisë për t’i tejkaluar kufijtë politik dhe ato estetik.

Korniza tematike e konferencës i referohet modeleve të njohura europiane të bashkëpunimeve kulturore (rrjete, bashkëprodhime, partneritete, lëvizje apo shkëmbime të artistëve), të cilat në këtë mënyre realizojnë politikat e multikulturalizmit dhe dialogun ndërkulturor, e që nuk reduktohen vetëm në lidhje me kategoritë etnike, dhe pse në praktikë këto lloj rastesh janë më dominuese.

Pjesëmarrësit e konferencës janë përfaqësues që vijnë nga adresa ndryshme, të politikave apo praktikave kulturore, në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe lokal.

Hapja zyrtare e konferencës do të bëhet nga z. Mehmet Zenka, Ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Mal të Zi, për të vijuar me fjalët nga Sandra Gjurbuzoviq, Sekretare pranë Ministrisë së kulturës, z. Loro Nrekiq, kryetar i Komunës Ulqin, Norbert Beckmann-Dierkes, drejtor i fondacionit Konrad-Adenauer dhe Musa Hoxhiq, drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin.

Prezantimet hyrëse të konferencës do të mbahen nga prof. mr Janko Ljumović, nga Fakulteti i arteve dramatike në Cetinë dhe Drita Llolla, drejtore e OJQ “Unë veproj” (iACT) ga Ulqini. Punimet dhe referimet, në kuadër të panelit të parë “Politikat publike dhe multikulturalizmi”, do të prezantohen nga të ftuarit, si vijon: Milica Nikoliq, përfaqësuese e Komisionit kombëtar për UNESCO pranë Ministrisë se Kulturës në Mal të Zi, znj. Hadixhe Gjoni, nënkryetare e Komunës Ulqin, Ana Zhuvela, Qendra për zhvillim dhe marrdhënie ndërkombëtare Zagreb dhe Suljo Mustafiq, profesor i letërsisë dhe përfaqësues i Partisë boshnjake në Mal të Zi.

Në panelin e parë dhe të dytë të titulluar “Praktikat e artit bashkëkohor dhe multikulturalizmi”, të ftuarit që do të referojnë janë, si vijon: shkrimtarët dhe autorët e mirënjohur, Laslo Vegel nga Serbia dhe Andrej Nikolaidis nga Mali Zi, Hazim Begagiq, në cilësinë e drejtorit të Teatrit kombëtar boshnjak nga Zenica, Jellena Misheliq, bashkëpunëtore në mësimdhënie pranë Fakultetit të Arteve Dramatike në Cetinë, Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikit dhe promovimit pranë Muzeut “Marubi”, si edhe dr Vuk Vukoviq, docent në Fakultetin e Arteve Dramatike në Cetinë.

Në kuadër të programit hyrës të konferencës, me datë 4 dhjetor, do të organizohet një mbrëmje letrare me shkrimtarin e njohur Laslo Vegel, nën moderimin e Andrej Nikolaidis.

Redaktor i programit të konferencës është prof. mr Janko Ljumoviq nga Fakulteti i arteve dramatike, Universiteti i Malit të Zi.

dr Maja Đurić predvodi djevojke Balkan Girl Power projekta u Crnoj Gori

dr Maja Đurić predvodi djevojke Balkan Girl Power projekta u Crnoj Gori

Vanredni profesor dr. Maja Đurić će predvoditi 20 izabranih djevojaka za učestvovanje u Balkan Girl Power projektu u Crnoj Gori.

Projekat Balkan Girl Power (BGP) pruža mogućnost djevojkama iz pet zemalja Zapadnog Balkana (Albanija, Srbija, Crna Gora, Makedonija i Kosovo) da se upoznaju i razvijaju kroz fotografiju zajedničku viziju zemalja gdje žene i djevojke, uz muškarce, igraju aktivnu ulogu u napredovanju svoje zemlje u procesima integracije u EU.

Projekat implementira Institut za socijalni ugovor (SCI) u Albaniji, Organizacija za promociju aktivizma (OPA) u Srbiji, NVO Ja djelujem (iACT) u Crnoj Gori, Nacionalni savjet mladih u Makedoniji i Artpolis Centar na Kosovu.

Organizacije će raditi sa devojkama u pet zemalja kako bi:

  • Omogućile vidljivost perspektiva i razmišljanja djevojaka o budućnosti njihove zemlje i zapadnog Balkana u EU;
  • Uspostavile neformalnu mrežu od najmanje 100 djevojki iz pet zemalja zapadnog Balkana koje dijele razumijevanje, perspektive i snove o budućnosti svoje zemlje i zapadnog Balkana u EU;
  • Omogućile devojkama razvoj kreativnih vještina i alate da bi kritički razmišljale o svojoj ulozi u društvu i oblikovanju budućnosti svoje zemlje i regiona Zapadnog Balkana.

dr Maja Đurić je rođena 30. novembra 1966. godine u Cetinju, gdje je završila osnovnu i srednju školu. Odrastala je u porodici umjetnika. Radom Manirizam kod Ticijana diplomirala je istoriju umjetnosti na Filozofskom fakultetu u Beogradu 1993. godine. Dvije godine kasnije, u Pragu, magistrirala je na temu poslijeratne fotografije u Srbiji i Crnoj Gori. Doktorirala je na Univerzitetu umetnosti u Beogradu, 2010. godine, kapitalnim djelom Fotografija u funkciji kreiranja kulturnog identiteta Crne Gore 18401940 godine.

Magija fotografije opsjeda je od 1983. godine. Deceniju kasnije počinje objavljivati fotografije, da bi ih poslije četiri ljeta prvi put izložila. Kasnije učestvuje na više od pedeset izložbi; od Budimpešte, preko Moskve, do Šangaja. Njen put je protkan različitim temama. Družeći se sa ljudima iz sfere filma, pozorišta i akademskog života, bilježila je njihove najubjedljivije portrete. Obilazeći krajolike pravila je nestvarne snimke pejzaža. Boraveći u manastirima i crkvama i oko njih, kamerom je pripovijedala divne atmosferične priče o religiji, arhitekturi i skulptorskim djelima. Istraživanjem istorije fotografskog medija oplemenjivala je i svoje stvaralaštvo. Dolazila je do krajnje lucidnih ideja, poput one sa ogledalom.

Kao istoričar umjetnosti, dr Maja Đurić se intenzivno i dugo bavi proučavanjem kulturne baštine Crne Gore, istorijom fotografije i teorijom kulture.

Komesar je i autor brojnih izložbi, među kojima je i izložba Savremene crnogorske fotografije.

Jedna je od osnivača i predsjednica Instituta za fotografiju Crne Gore, savjetnik za Crnu Goru u Evropskom vodiču za fotografiju (Njemačka, Gotingem), selektor likovnog programa ”Grad Teatra” (2008 – 2010), dio tima i izlagač na prezentaciji Crne Gore – EXPO, Shangai 2010…

Član je Udruženja istoričara umjetnosti Crne Gore (Savjet za izdavačku djelatnost), član Odjeljenja društvenih nauka CANU i Odbora za etnologiju.

Teorija i praktični rad Maje Đurić su u apsolutnom skladu.

Zvanje vanrednog profesora stekla je 2015. godine i kao predavač je radila na nekoliko univerziteta, a danas predaje na Fakultetu umjetnosti UDG. Nesumnjivo pripada krugu najznačajnijih umjetnika i teoretičara umjetnosti u Crnoj Gori danas.

 

VAJZAT E FUQISHME TË BALLKANIT: Thirrje për shprehje interesi

VAJZAT E FUQISHME TË BALLKANIT: Thirrje për shprehje interesi

 

Jeni të interesuara të mësoni se si të bëni fotografi, të cilat reflektojnë këndvështrimin tuaj mbi botën?

A jeni të interesuara të njihni vajza të tjera nga vendet fqinjë dhe të ndani me to fotografitë pyetjet dhe idetë tuaja?

Dëshironi të mësoni më shumë rreth procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe çfarë nënkupton kjo gjë për ju?

Jeni një vajzë midis 18 dhe 26 vjeç nga Mali Zi?

Nese përgjigjet e mësipërme janë pozitive, na kontaktoni ne përgjigje të kësaj thirjeje për shprehje interesi, për të marrë pjesë në projektin: “Balkan Girl Power”

Nëse do të përzgjidheni për të marrë pjesë në këtë Projekt, ju do të:

– Trajnoheni dhe këshilloheni nga një fotograf profesionist dhe një artist në vendin tuaj mbi mënyrën se si mund të beni fotografi interesante;

– Do të keni mundësi të publikoni pesë fotot tuaja më të mira në platformë online Balkan Girl Power;

– Do të keni mundësi të ndërveproni virtualisht, nëpërmjet platformës online Balkan Girl Power dhe faqes së dedikuar në Facebook, me vajza nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dhe të ndani me to çështjet që ju interesojnë ndërkohë që vendi juaj po hedh hapa para drejt integrimit në BE;

– Do të merrni pjesë në një ekspozitë ku do të përzgjidhen fotografitë më të mira të bëra gjatë Projektit, të cilat do të prezantohen në Ekspozitën Balkan Girl Power që do të zhvillohet në Tiranë, gjatë muajit shkurt, 2019;

– Të vini në Tiranë (pjesëmarrëset e përzgjedhura) për Ekspozitën Balkan Girl Power, dhe të merrni pjesë në një Master Class mbi fotografinë me fotografen dhe artisten e mirënjohur Lala Meredith Vula.

Nëse jeni të interesuara, ju lutemi të plotësoni formularin në linkun:  https://docs.google.com/forms/d/1YKD42rNNfwiTTVbVk5y8kPtqnPuYI1R0ASTNj9XhSBw/edit jo më vonë se dita e premte datë 20 korrik, 2018.

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për më tepër informacion, ju lutem na shkruani në adresën e e-mail ngo.iact@gmail.com, ose na telefononi në numrin e telefonit +38267630268.

Projekti Balkan Girl Power Project do t’u ofrojë vajzave pjsëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia trajnim dhe këshillim se si të bëjnë fotografi ku të reflektojnë perspektivat, idetë dhe ëndrrat e tyre në një kohë kur vendet e tyre përparojnë drejt integrimit në BE; dhe në të njëjtën kohë të ndërtojnë marrëdhënie me vajzat pjesëmarrëse nga vendet e tjera. Veprimtaritëe projektit do të fillojnë nëmuajin korrik 2018 dhe do të përfundojnë në Shkurt 2019.

Projekti Balkan Girl Power financohet nga Western Balkan Fund dhe zbatohet nga Intituti për Kontratën Shoqërore (Shqipëri), Artpolis Center (Kosovë), the National Youth Council of Macedonia, iACT (Mali i Zi), dhe Organization for the Promotion of Activism (Sërbi).

JAKE DJEVOJKE BALKANA: Poziv za izražavanje interesa

JAKE DJEVOJKE BALKANA: Poziv za izražavanje interesa

Da li si zainteresovana da naučiš kako da fotografišeš na način koji odražava tvoj pogled na svijet?

Da li želiš da upoznaš druge djevojke iz susjednih zemalja i podijeliš sa njima svoje fotografije, pitanja i ideje?

Da li želiš da saznaš više o procesu integracije zemlje u EU i šta to znači za tebe?

Da li si mlada djevojka između 18 i 26 godina i dolaziš iz Crne Gore?

Ako su gore navedeni odgovori pozitivni, kontaktiraj nas odgovorivši na poziv za izražavanje interesa za učešće u projektu “Balkan Girl Power”.

Ako budeš izabrana da učestvuješ u ovom projektu, ti ćeš:

– Pohađati obuku i dobiti savjete profesionalnog fotografa i umjetnika iz tvoje zemlje o tome kako možeš da realizuješ zanimljive fotografije;

– Moći objaviti svojih pet najboljih fotografija na online platformi Balkan Girl Power;

– Imati pristup interakciji kroz online platformu Balkan Girl Power-a kao i na Facebook grupi, sa djevojkama iz Albanije, Kosova, Makedonije, Crne Gore i Srbije i sa njima podijeliti pitanja čiji te odgovori zanimaju, u vezi konkretno preduzetih koraka i mjera zemalja Zapadnog Balkana za integraciju u EU;

– Učestvovati na izložbi gdje će biti odabrane najbolje fotografije realizovane tokom projekta, predstavljene na Balkan Girl Power Ekspo-u koji će se održati u Tirani, u februaru, 2019. godine;

– Putovati u Tiranu (izabrane učesnice) na Balkan Girl Power Ekspo, i pohađati Master Class sa svjetski poznatom fotografkinjom i umjetnicom, Lala Meredith Vula.

Ukoliko si zainteresovana, molimo da popuniš formular: https://docs.google.com/forms/d/1ORi-vh7w6xmuRbzoFH3tWHkJlnRSuxAs8Wz562fNQKo/edit najkasnije do petka, 20. jula 2018. godine.

Ukoliko imaš bilo kakvih pitanja ili želiš više informacija u vezi projekta Balkan Girl Power, piši nam na e-mail adresu ngo.iact@gmail.com, ili pozovi na broj telefona +38267630268.

Projekat Balkan Girl Power će obezbijediti učesnicama iz Albanije, Kosova, Makedonije, Crne Gore i Srbije obuku i uputstva o tome kako da njihove fotografije odraze njihove poglede, ideje ali i snove o zemlji koja napreduje u procesu integracije u EU; Kroz ovaj projekat učesnice će istovremeno izgraditi odnose sa učesnicama iz drugih zemalja koje će služiti kao dobra podloga i za buduće saradnje. Projektne aktivnosti počinju u julu 2018. godine i završavaju se u februaru 2019. godine.

Balkan Girl Power je finansiran od strane Fonda za Zapadni Balkan (Western Balkans Fund) i implementiran od strane Social Contract Institute (Albanija), Artpolis Centar (Kosovo), Nacionalnog omladinskog savjeta Makedonije, NVO Ja djelujem – iACT (Crna Gora), kao i Organizacije za Promociju Aktivizma (Srbija)

Seanema, fundamentalna spona između mladih i kulture

Seanema, fundamentalna spona između mladih i kulture

 

Piše: Lenka Lalović

Kultura u Ulcinju još nije u potpunosti zamrla. A ni neće u skorijem vremenu, imajući u vidu zainteresovanost ulcinjske omladine za (kino)aktivizam i naravno, njihovu ljubav prema sedmoj umjetnosti, filmu.

U početku je bilo teško privući mlade da se u doba, slobodno mogu reći, konfuzija oko shvatanja pravih vrijednosti posvete nečemu novom, uče značaju volonterizma, upoznaju sa ključnim socijalnim pitanjima i njeguju kulturu i umjetnost. Zapravo, sve te stavke, pa i sam stvarni život omladine, su bačeni u enormnu sjenu socijalnih mreža, koje umjesto da budu korisne, danas mladima predstavljaju najčešće slobodno vrijeme iskorišćeno na nekvalitetan način i loš uticaj na samu psihu mladih koji previše brinu o idealno prikazanom životu svojih vršnjaka. U odveć stvorenom generacijskom jazu u modernom, brzom vremenu, mladi imaju svoju virtuelnu realnost kao njegovu posljedicu. Seanema ih ponovo okuplja i stvara vazne spone izmedju generacija, kroz umjetnost i volonterizam.

Kako u takvom dobu vratiti mlade kulturi, druženju i objasniti im da su oni bitni akteri društva, i da volontiranje nije „rad za džabe“, već postojana osnova za oblikovanje jednog kvalitetnog aktiviste i budućeg građanina, koji umije da prepozna falinke društva i da se bori za poboljšanje? Izgleda da se kvalitet uvijek prepozna, pa koliko god trajale „borbe sa vjetrenjačama“. Želja mladih za poboljšanjem, druženjem i kulturom je isplivala, i i dalje pliva, a Seanema Film Fest im je samo omogućio da se aktiviraju i misle izvan granica koje im formalna edukacija pruža. Ukratko rečeno, mladi postaju protagonsiti svoje životne priče. Upravo na tome se zasniva kinoaktivizam Seanema-e i u skladu s tim, teme festivala su socijalna pitanja na koje svi trebaju posebno obratiti pažnju. Korupcija, status žene u današnjem društvu, diskriminacija, multikulturalnost, različitost; i zadnja u kojoj se omladina Ulcinja, ali i cijele Crne Gore posebno pronalazi: emigriranje u bogatije zemlje. „Trbuhom za kruhom“. Seanema kroz nova filmska ostvarenja pokušava da umjetnošću podigne svijest zajednice na veći nivo, da kulturi u našoj zemlji veći značaj i neformalno edukuje mlade da zauzmu svoj stav u rješavanju problema, a ne da bježe tamo gdje ovi problemi postoje u manjoj mjeri ili ne utiču bitno na njihove živote.

Treća edicija festivala je bila posebna, zato što smo, osim lokalnih volontera, ugostili i volontere iz Budve, Tuzi i Podgorice. Time smo stvorili mrežu sa ostalim omladinskim centrima koja će, vjerujem i dalje da se širi i okuplja mlade ispred filmskog platna, par dana, pokraj mora. Svaki težak rad, mukotrpan trud oko organizacije festivala se gleda sa lakoćom kada vidimo rezultate, a to su zadovoljni mladi volonteri iz četiri crnogorske opštine koji zajedničkim snagama rade, druže se i diskutuju o temama bitnih za njih i za naše društvo. Mladi (pogotovo u Ulcinju, i na tu činjenicu sam jako ponosna) teže ka onome što ih ujedinjava, a ne razdvaja. Ako je multikulturalizam pasivan pojam koji samo opisuje i konstatuje različite kulture, interkulturalizam predstavlja aktivnu razmjenu vrijednosti između kultura. Seanema podstiče upravo to i jedan je od dokaza da, bez obzira na nacionalnost, religiju, jezik, mjesto iz kojeg dolaze (bilo grad, bilo ruralno područje), mladi se odlično razumiju i druže jer je njihov zajednički cilj veći od bilo kakvih razlika ili jezičkih barijera. Njihov zajednički cilj je provoditi kvalitetno vrijeme skupa, dijeliti znanja i iskustva, dati svoj doprinos gradu i uživati u umjetnosti. Nikakav novac ne bi mogao kupiti stečeno iskustvo, znanje, zadovoljstvo i druženje.

Na kraju, vjerujem da će Seanema Film Festival i dalje nastaviti uzlaznom putanjom u poboljšanju statusa kulture, i pozivam mlade da nam se pridruže, kako bismo nastavili širiti krug volontera i aktivista, kao i u protekle tri godine. Samu potrebu za održavanjem ovog događaja ne bih trebala više puno ni da obrazlažem. Onome koji zna da „umjetnost imitira život“ su same te tri riječi sasvim dovoljne.

iACT shprehet rreth rëndësisë së informimit të paanshëm nga mediat

iACT shprehet rreth rëndësisë së informimit të paanshëm nga mediat

Në emisionin e realizuar nga TV Teuta, ku diskutohet zhvillimi kulturor në Ulqin, vërejmë mungesë informacioni rreth arritjeve në fushën e kinematografisë gjatë tri viteve të fundit. Me qëllim informimin e plotë, OJQ Unë veproj dëshiron të risjellë në vëmendjen e qytetarëve ulqinakë disa arritje në fushën e zhvillimit dhe promovimit të kinematografisë, të realizuara gjatë periudhës 2015-2017.

Seanema Film Festival organizuar nga OJQ Unë veproj, në shtator të vitit 2015 riktheu kinemanë në ambient të hapur, mbas më shumë se 20 vitesh mungesë. Gjatë tre edicioneve të Seanema, OJQ Unë veproj mori vlerësime pozitive, rrjedhimisht u mbështet nga Ambasada Amerikane në Podgoricë dhe qeveria malazeze, Ministria e Kulturës, Qendra kinematografike dhe Arkivi i Filmit. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kemi patur mbështetjen e diasporës shqiptare në SHBA, Komunës Ulqin, Organizatës turistike dhe bizneseve lokale.

Nënvizojmë se Seanema vijon bashkëpunimet me festivale të rëndësishëm të rajonit, si Festivali ndërkombëtar për të drejtat e njeriut organizuar nga Akademia Multimediale e Filmit në Tiranë – Marubi, Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar në Beograd – Beldocs dhe Festivali i filmit në Prishtinë – PriFilmFest. Gjithashtu, Seanema ka fituar përkrahjen e njërit prej festivaleve më të suksesshëm të filmit dokumentar në Europë, DokuFest Prizren.

Angazhimi i OJQ Unë veproj nuk kufizohet vetëm te organizimi i festivalit të filmit në Ulqin. Në vijim të angazhimit konkret për të sjellë një frymë të re në Ulqin përmes aktivizmit kulturor, në janar 2017 inicjuam nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Qendrën Kulturore Ulqin, i pari i këtij lloji në Mal të Zi. Ky Memorandum ka për qëllim rigjallërimin e jetës kulturore, si edhe sigurimin e kushteve për realizimin e një kalendari vjetor të aktiviteteve të ndryshme kulturoro-artistike dhe edukative. Me këtë rast, informojmë qytetarët se OJQ Unë veproj gjendet ende në pritje të përmbushjes së detyrimeve të palës tjetër nënshkruese të Memorandumit.

Pavarësisht bashkëpunimit të kufizuar, ne vijuam angazhimin duke identifikuar dhe adresuar nevoja reale të qytetarëve të Ulqinit, për shfrytëzimin e hapësirave publike ku ata do të mund te ndjekin një program kulturoro-artistik gjatë gjithë vitit. Për këtë qëllim u angazhuam konkretisht gjatë vitit të kaluar, me krijimin e modelit cinema/arthouse “Art Kino” i cili ka për qëllim modernizimin dhe rikthimin në funksion të kinemasë në Ulqin, projekt ky i prezantuar fillimisht para Ministrisë së Kulturës dhe Qendres kinematografike në Mal të Zi. Kemi bërë hapa konkret drejt jetësimit të projektit “Art Kino”, me anë të ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të institucioneve lokale dhe qeverisë malazeze rreth rëndësisë së rikthimit të kinemasë në Ulqin. Së fundmi, me mbështetjen e Komunës Ulqin, Qendrës Kinematografike dhe Arkivit të Filmit në Mal të Zi jemi angazhuar konkretisht për sigurimin e fondeve ndërkombëtare për realizimin e këtij projekti, më saktësisht pranë Komisionit Europian.

Përkushtimi i pashoq i aktivistëve tanë ka mundësuar që OJQ Unë veproj dhe Festivali i Filmit Seanema të prezantohen me një koncept unik dhe të ri për Malin e Zi, kinoaktivizmin. Me krenari e themi atë që e pohojnë edhe bashkëpunëtorët dhe të ftuarit e tri edicioneve të Seanema, që Ulqini po kthehet në një vendtakim të rëndësishëm të artistëve dhe profesionistëve të fushës së filmit, njëkohësisht përfaqësues të kulturave të ndryshme nga rajoni dhe bota, duke promovuar kështu prodhimet më të reja kinematografike dhe shkëmbimin ndërkulturor. Mirëpo, një prej dimensioneve që e karakterizon më së miri dhe për të cilin jemi posaçërisht krenarë është pjesëmarrja si edhe shpirti krijues i të rinjve nga i gjithë Mali Zi dhe rajoni, të cilët vit mbas viti na bashkohen dhe angazhohen vullnetarisht në organizimin e festivalit të filmit në Ulqin.

Duke gjykuar gjendjen sot në Ulqin dhe në Mal të Zi, ku terreni për pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete jopolitike është mjaft i brishtë, gazetarët dhe pjesëtarë të skenës së pavarur kulturore e intelektuale duhet t’i mbështesin, inkurajojnë e jo ti anashkalojnë nismat e këtij lloji. Të nxitur nga ky rast, ju bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve, të cilët synojnë që profesionin e tyre t’a ushtrojnë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, që të informojnë në mënyrë të paanshme publikun rreth aktiviteteve që kanë rëndësi për komunitetin dhe për progresin e përgjithshëm shoqëror.

Çfarë nuk shkon tek thirrja e fundit e Komunës Ulqin për financimin e projekteve nga OJQ-të?

Çfarë nuk shkon tek thirrja e fundit e Komunës Ulqin për financimin e projekteve nga OJQ-të?

Një gjë nuk shkon te njoftimi i fundit drejtuar organizatave joqeveritare, ku thuhet se, “Konkursi shërben si mbështetje për projektet e organizatave joqeveritare që kontribuojnë në realizimin e objektivave të përcaktuara në dokumentet strategjike, programet dhe planet e Komunës Ulqin”, ku në fokus të veçantë janë edhe projektet që kontribuojnë në afirmimin e potencialeve kulturore, traditës dhe trashëgimisë kulturore, rritjes së nivelit të kulturës urbane dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Deri më sot, ne nuk kemi parë një dokument Strategjik apo plan program të mirëfilltë për zhvillimin kulturor në Komunën tonë, edhe pse kemi dërguar kërkesa për të cilat kurrë nuk kemi marrë një përgjigje. Pra, nuk ekziston. Derisa Strategjia nuk ekziston dhe organizatat nuk kanë një udhërrëfyes me të dhëna statistikore për dizenjimin e programeve që shkojnë në ndihmë të komunitetit, pikërisht këtu cenohet ligjshmëria dhe transparenca e procesit të vlerësimit të projekteve të paraqitura. Si realizohet shpërndarja e këtij fondi kur nuk ekzistojnë dokumentat bazë?

Mjafton ky shembull për të kuptuar mënyrën se si funksionojnë strukturat e qeverisjes lokale dhe arsyen pse jemi katandisur, kulturalisht dhe ekonomikisht!

Shkruan: Drita Llolla, drejtore ekzekutive e OJQ iACT