Category: iACT blog

Mali i Zi (Portreti i një shteti)

Mali i Zi (Portreti i një shteti)

Nga pikëpamja ontologjike, realiteti është fenomen relativ, kështu që thuhet se nuk ekziston një realitet i vetëm, por realitete të ndryshme që bashkëjetojnë. Nëse i qasemi me këtë frymë përshkrimit të identitetit malazez, gjithnjë duke u bazuar në analiza të mirëfillta të proceseve shoqërore, kohore dhe historike, arrijmë te përfundimi se identiteti malazez është një konstrukt me natyrë të shtresëzuar, pra, një bashkësi e realiteteve që e përfaqësojnë. Ky konstatim sot përbën karakteristikën emblematike të Malit të Zi, multikulturalizmin, të faktuar në Kushtetutë, ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave si edhe në Konventat e ratifikuara ndërkombëtare.
Gjeneza
Interesi real për t`a studiuar në tërësi kompleksitetin e identiteteve kulturore lindi me shfaqjen e komuniteteve transnacionale ku multikulturalizmi ndikoi, jo vetëm në marëdhëniet ndërpersonale, por edhe në nivel bazik personal, e rrjedhimisht kolektiv, në perceptimin dhe reflektimin mbi identitetin – kush jam/jemi dhe çfarë përfaqësoj/më?
Shoqëria malazeze që në kohën e organizimit primitiv shoqëror u njoh me konceptin e identitetit të shtresëzuar. Supozohet se gjithçka filloi me mpleksjen midis fiseve të sllavëve të jugut dhe shqiptarëve. Gojëdhënat popullore sugjerojnë se disa fise malazeze janë produkte të degëzimit të vëllazërimeve me shqiptarët. Janë përshkruar lëvizjet e barinjëve të Shqipërisë së Veriut dhe të Zetës gjatë gjtihë Mesjetës, të dalluar për nga struktura sociale segmentare, me marëdhënie fisnore që prisnin kufijtë fetar dhe etnik. Nisur nga ky këndvështrim, trashëgimia folklorike përbën një aspekt të veçantë në studimin dhe kuptimin e identitetit të shtresëzuar malazez. Ndërkaq, Ballkani ka qenë njohur prej shekujsh për shkëbime të vazhdueshme mes serbëve dhe shqiptarëve. Indikative janë lidhjet princërore dhe familjare të Mesjetës, ku bien në sy martesat e përfaqësuesve të tre brezave të familjes sundimtare Crnojeviq: Gjuragji, Stefani dhe Ivani, me të bijat e Zahariave, Kastriotëve dhe Arianitëve. Gjithashtu, e njohur është historia e shenjtores Angjelinës, vajzës së fisnikut Gjergj Arianiti, prijësit shqiptar me kryeqendër në Kaninë (Vlorë), e martuar me despotin serb Stefan Brankoviqin. Ndër to, ekzistojnë edhe ndërthurje të tjera dinastike, në të katër anët e horizontit ballkanik, si dëshmi e shtrirjes gjeografike të gjithanshme, të lidhjeve midis serbëve dhe shqiptarëve.
Martesat kanë forcuar aleancën e cila supozohet të ketë qenë kundërpërgjigje ndaj ndryshimit rrënjësor, kulturor, që po i kanosej strukturës së rajonit nga Perandoria Osmane. Besëlidhja e Lezhës në vitin 1444, ku mori pjesë Stefan Crnojeviq, së bashku me djemtë Gjergjin dhe Gjonin (Ivani), është pa diskutim shembull i një ngjarje përbashkuese në luftën për liri.
Megjithatë, në diskursin mbizotërues të ligjerimit akademik dhe publik anashkalohet përspetiva historike e ‘fuzionimit’ të serbëve dhe shqiptarëve, si pikënisje për t`a shtjelluar dhe shpjeguar identitetin e shtresëzuar kulturor malazez. Përkundrazi, dikotomia institucionale malazeze është shfaqur në dy forma, përmes përpjekjes për t`i qendruar pranë rrënjëve dhe vatrës serbe ose e kundërta, për t`a afirmuar shkencërisht identitetin njëmijë vjeçarë të kombësisë malazeze.
Në kundërshtim më këto dy qëndrime të skajshme dhe hipoteza të konsumuara, qendron konstatimi se grupet etnike dhe kulturat nuk kanë qenë asnjëherë entitete me kohëzgjatje të pafundme kohore, as me një vetëpërcaktim të krijuar në mënyrë të pavarur nga kontaktet me jashtë. Ato janë formuar dhe artikuluar në kontakt me njëri-tjetrin, herë në konflikt, herë në mënyrë paqësore. Rrjedhimisht, ndryshimi vendimtar nuk është zhdukja e grupeve etnike, por shkalla më e lartë e ndërveprimit mes tyre, që na rikthen sërish tek zanafilla dhe vlera thelbësore e identitetit kulturor malazez sot.
Me qëllim portretizimin e saktë të Malit të Zi, personalisht e konsideroj me rëndësi të veçantë t`a përmënd këtë dimension historik, bazuar në vlerësimin mbi baza konkrete të historisë së marrëdhënieve dhe lidhjeve ndërshekullore midis serbëve dhe shqiptarëve, pasi përbën qasjen e duhur për t`a zbërthyer dhe kuptuar identitetin e shtresëzuar dhe të depozituar malazez. Në këtë mënyrë, kontribuojmë që trashëgimia historike e së kaluares të shndërrohet në një kapital simbolik të së tashmës. Për më tepër, të ndërgjegjësohesh rreth unitetit dinamik të Malit të Zi do të thotë t`ja pranosh karakterin sintetik të një qytetërimi europian.
Aspekti fetarë dhe gjuhësorë
I gjendur në udhëkryqin gjeografik, politik, fetar dhe kulturor midis Perëndimit dhe Lindjes, Ballkani ka qenë historikisht një fushbetejë. Periudha e pushtimit osman shkaktoi ndryshime të thella shoqërore dhe kulturore, të cilat ashpërsuan strategjitë e njejtësimit dhe të ruajtjes së kufinjve etnikë.
Tek serbët, koncepti i kombësisë vijon ngushtësisht i lidhur me fenë, kështu që si sot edhe asokohe “etnicizimi i fesë” ishte një mënyrë e përcaktimit të kufijve etnikë. Për rrjedhojë, njerëzit bashkohen rreth një patriarku, pra shoqëria organizohet dhe mpikset rreth figurave atërore. Përpjekja për t`a orientuar vetëdijen shoqërore drejtë funksionimit dhe veprimit brenda kornizave të një shteti ligjor, në një shoqëri të tillë përballet me një rezistencë shumë të fortë. Kjo ndodh për për shkak të rrënjëve të përhapura të moralit patriarkal i cili dikton dhe ushqen këtë lloj mendësie. Mënyra e dyfishtë e ushtrimit të pushtetit mbizotëron kulturën politike, ku praktikat rënduese burokratike dhe arbitrariteti përdoren për t`i bllokuar efektivisht idetë at`sfiduese.
Ky fenomen nuk përbën ndonjë çudi, pasi shoqëritë e organizuara sipas modelit patriarkal, në momentin që privohen nga prania e kryepushtetarit apo babàit, shndërrohen në sisteme entropike në rrezik për t`ju nënshtruar kaosit. Për t`i shpëtuar kaosit, babai apo kryepushtetari, vepron në drejtim të “materies entropike”, për të vënë rregull dhe kanalizuar energjinë e cila, në fakt, prodhohet nga vetë ai. Edhe në kuptimin metafizik, funksioni i babait është përshkruar si ai që mahnit familjen (épater sa famille, J. Lacan) . Ky efekt është gjërësisht i përhapur mes baballarëve apo kryepushtetarëve në hapësirën e sotme të Ballkanit Perëndimor.
Shqiptarët, nga ana tjetër, njihen botërisht si një popull i lashtë ilir dhe i krishterë. Me perandorinë bizantine hynë gjithnjë e më tepër në orbitën e krishtërimit të Lindjes, por për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, si edhe për rrjedhojë arsyesh të ndryshme politike dhe historike, munden t`a ruajnë prapavijën perëndimore. Kjo do të manifestohej ne momente të ndryshme përgjatë historisë, dhe do të reflektohej veçanërisht rreth çështjes së identitetit. Me evoluimin e strukturës fetare, shqiptarët refuzuan etnicizimin mbi bazën fetare, duke u shndërruar në të vetmin popull “transfetar” të Ballkanit.
Identiteti i shqiptarëve u ndërtua kryesisht mbi bazën e gjuhës. Aq e fortë ka qenë kjo dukuri, sa ajo u kthye në një ideologji të vërtetë dhe mbi themelet e kësaj ideologjie u zhvillua lëvizja e Rilindjes Kombëtare e popillit shqiptarë nga mesi i shekullit XIX deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Fryma rilindase mbështetej në kollonat e autonomisë dhe pavarësisë, në ndjenjën e kombësisë, identitetit dhe individualitetit, dhe tendencës për të kapërcyer prirjet e lokalizmit dhe të separatizmit patriarkal feudal. Prijësit e saj ishin elita intelektuale, e cila përpunoi dora-dorës idetë për të drejtat e kombit, të plotësuara me ato iluministe për kulturën dhe zhvillimin ekonomik.
Në frymën e ruajtjes së “prapavijës perëndimore”, vërejmë një ngjashmëri te malazezët, dhe pse tashmë në një kontekst të ri kohor e politik. Ajo që vlen për t`u theksuar është fakti që, në aspektin e rëndësisë së gjuhës në përcaktimin e një grupi etnik, provat e leximit latin të periudhës së Duklës që janë ruajtur deri më sot, shërbejnë si një dëshmi se në hapësirën e Malit të Zi të sotëm eshte përqafuar qytetërimi latin. Alfabeti latin në këtë rast mund të shërbejë si një indikator i qartë i rrugëtimit perëndimor për të cilin Mali i Zi është përcaktuar që në gjenezë.
Megjithatë, sot Mali Zi po përballet me sfida të shumta, ku një prej sfidave është sigurisht përballja me Kishën Ortodokse serbe, e cila nëpërmjet manipulimit politik të çështjes identitare shpreh qendrime shpifëse ndaj proceseve integruese dhe modernizuese të Malit të Zi. Margjinalizimi i saj mund të jetë një hap fillestar, pozitiv drejt çrrënjosjes së paternalizmit për brezat e ardhshëm. Morali patriarkal, si një emërues i përbashkët, sot për sot mbetet i pllakosur në strukturën familjare dhe institucionet e shoqërisë malazeze duke vështirësuar kështu kornizat shtetërore të një vendi që është përcaktuar në rrugën drejt përqafimit të vlerave perëndimore.
Realiteti multikulturor në Mal të Zi
Në hapësirën kohore ndërmjet dy momenteve historike të Malit të Zi, vitit 1878 i cili shënon njohjen e pavarësisë së Malit të Zi për të parën herë, si edhe viti 1997, të cilin do e quaj pikënisje e rrugëtimit të Malit të Zi drejt shkëputjes nga bashkimi shtetëror me Serbinë dhe tendencave lindore të saj, me qëllim njohjen e pavarësisë për së dyti; brenda kësaj periudhe ndodhi mbivendosja apo shtresëzimi i mëtejshëm i identitetit malazez. Produkt i kësaj periudhe rreth njëqind vjeçare ishte një strukturë e evoluar, e cila kishte përbërje multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore. Identiteti kombëtar malazez për gati një shekull konsiderohet çështje kontroverse në sytë e atyre që e njësonin me identitetin serb. Viti 1997 shënon vitin e rizgjimit të ndjeshmërisë së re kombëtare, shoqëruar me një përgjegjësi specifike ndaj përbërjes së re, multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale.
1997.
Me shthurjen e SFRJ-së dhe shkëputjen e njëpasnjëshme të republikave në fillim të viteve `90, nis rreshtimi i përplasjeve ideologjike dhe sentimentale, me pasojë konfliktet e vazhdueshme ndëretnike që u shoqëruan me sulm të forcave ushtarake dhe policore jugosllave ndaj civilëve, si dhe kulmuan me tentativë për spastrim etnik. Ideali vëllazërim-bashkim, shumë i dashur për jugo-nostalgjikët, po dergjej tashmë nën flakët e tërbimit ushtarak të komanduar nga Millosheviq. Serbisë u shembën planet, për një shtet unitar me ish-republikat e Jugosllavisë, i cili do të funksiononte nën komanden e Beogradit. Konflikti “naiv” i lindur fillimisht si pasojë e përplasjeve ideologjike post-komuniste, eskaloi në luftë të egër të ushtrisë ndaj civilëve, fillimisht në Bosnjë e Hercgovinë dhe në Kroaci. Së shpejti do të zbulohen planet për spastrim etnik në Kosovë.
Mali i Zi në këtë moment të historisë së përgjakshme të Ballkanit gjendet i rrethuar nga errësira e vazhdueshme e luftës civile dhe konflikteve ndëretnike. Vendosmëria për t`i shkëputur lidhjet me politikën destruktive dhe represive serbe, si edhe bindja ndaj frymës euro-atlantike do t`a shpëtonte Malin e Zi nga lufta e brëndshme civile, si dhe do t`a ruante brishtësinë e harmonisë ndëretnike.
Gjukanoviq në atë kohë ishte politikan i ri, karizmatik, si dhe dallohej për nga aftësia e shkëlqyer oratorike dhe prirja për të logjikuar ftohtë. Në vitin 1997 ai vendoset për divorc nga politika serbe dhe shndërrohet në protagonistin kryesor të kthesës historike për Malin e Zi. Populli malazez, dhe pse në heshtje, dëshironte frymën perëndimore dhe integrimet euro-atlantike. Këtë e konfirmoi në vitin 1997, si edhe më vonë me referendum të pavarësisë në vitit 2006. Diplomacia e patriarkut të ri të shoqërisë malazeze funksionoi dhe bazohej te qasja e re që ai zgjodhi, për t`a rizgjuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare, gjithnjë duke u treguar i kujdesshëm ndaj rolit specifik të pakicave në proceset shtetformuese. Dhe pse pavarësia e Malit të Zi do t`a pasuronte gjeopolitikën e rajonit me një realitet të ri, procesi i brendshëm i vetëdijësimit kulturor në shoqërinë malazeze, lidhur me përcaktimin për vlerat përendimore përbënte një sfidë të re. Patriarkati, i përhapur gjërësisht në shoqërinë malazeze, nga njëra anë konsiderohet rrethanë favorizuese për Gjukanoviq, në mënyrën se si ndikoi psikologjinë e masës, e cila “mahnitet” nga karizma e padiskutueshme e tij. Mirëpo, në rrethana të tjera, mendësia patriarkale e vështirëson rrugën e integrimeve euro-atlantike dhe qëndrueshmërinë e kornizës shtetërore të Mali të Zi. Një malazez që është rritur me frymën patriarkale, e ka të vështirë t’i kuptojë në thelb vlerat perndimore, si liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, shanset e barabarta, shteti i së drejtës, barazia gjinore, të drejtat e minoriteteve, etj.
Sfidat e reja pë Malin e Zi
Ballkani sot po jeton një realitet të ri gjeopolitik, i cili fatmirësisht është shpresëdhënës. Shumica e vendeve në rajon kanë zgjedhur tendencat perëndimore me qasjen ndaj BE-së, ndërsa anëtarësimi i Malit të Zi në NATO përfundimisht qartësoi se cilat vende të rajonit do të jenë prijëse në rrugëtimin drejtë familjes euro-atlantike. Në këtë pikë është e rëndësishme që tejkalimi i sfidave të reja për Malin e Zi të mos matet me njësi kohore, por me cilësinë e procesit të integrimit. Shoqëria malazeze ka ende rrugë për të bërë në tejkalimin e vetes dhe për të vendosur bazat e një zhvillimi të qendrueshëm ekonomik, politik dhe kulturor. Nëse rryma të ndryshme, herë pas here, kanë dashur të ndikojnë në drejtimin gjeopolitik të Malit të Zi, duke e penguar në rrugën ne zhvillimit, ky është momenti kur shoqëria malazeze duhet të reflektojë rreth çështjes thelbësore – cilat vlera duam t`i përfaqësojmene në të ardhmen? Në përgjigje të kësaj pyëtje, duhet të kemi parasysh se edhe në momente të vështira si ky, kur luhatjet në Perëndim po keqinterpretohen dhe po keqshfrytëzohen, format e mbrojtjes së interesave kombëtare të shoqërive perëndimore nuk bazohen dhe nuk kushtëzohen nga patriarkati. Përkundrazi, patriotizmi i shoqërive përendimore konsistojnë në mbrojtjen në nivel bazik popullor të institucioneve të shenjta dhe ndarjen e qartë e fuqive mes tyre.Të jesh patriot do të thotë t`i përkushtosh me gjithë qenien tënde idesë së një vendi ku e drejta prevalon mbi patriarkun, ku të gjithë njerëzit gëzojnë shanse të barabarta; ku barazia gjinore dhe të drejtat e minoriteteve janë premisë e zhvillimeve demokratizuese, ku pluralizmi i mendimeve, qëndrimeve, botëkuptimeve, llojshmërisë e kulturave, përceptohen si vlera e jo kërcënime, dhe si të tilla mbrohen me ligj. Përbërja unike, multikulturore, e Malit të Zi, në këtë aspekt përbën potencialin më të madh të saj dhe një kapital të rëndësishëm në hartën e gjërë Europiane.
Nuk janë kufijtë gjeografik ata që historikisht kanë ndarë Lindjen nga Perëndimi. Përpara se t`a trajtojmë si një çështje politike, integrimin e vlerave perëndimore duhet t`a shohim si një proces të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm internalizimi të kulturës perëndimore. Pavarësisht trashëgimisë së vështirë historike, ne duhet të besojmë thellësisht se vlerat përendimore do të jenë shtrati ku do të lulëzojë Mali Zi i së ardhmes.
Shkruan: Drita Llolla
Oda istoriji kinematografije i filmu: Rađanje kinematografije

Oda istoriji kinematografije i filmu: Rađanje kinematografije

Piše: Vojin Ćetković

Filmska industrija je jedna od najuspješnijih industrija današnjice. Interesantna je činjenica da se kroz istoriju, kinematografija konstantno “preimenovala” i mijenjala ne bi li iznova pronalazila važno mjesto u našoj svakodnevnici. Kroz tehnologiju i inovacije, kinematografija je prevazišla granice tradicionalnog, postajući dostupna raznovrsnim i fragmentiziranim preferencijama publike. Mahom se razvoj kinematografije objašnjava i činjenicom da postoji nešto u ljudskoj prirodi što je opčinjeno pokretnim fotografijama, ili tačnije storytelling-om. Ako bih koordinisanost i uticaj masovnih medija smatrao svojevrsnom Platonovom alegorijom o pećini, moguće je reći da film u svom korjenu ima sasvim suprotan cilj. U slučaju idealnog ishoda događaja u društvu smatran je emancipatorskim sredstvom, ili možda nekom vrstom homeopatskog lijeka kolektivne svijesti. Činjenica je ipak da se film uvijek “tajno” smatrao jednim od najjačih i najuticajnijih oružija u cilju promovisanja određene kulture ili ideologije.

Ličnu ljubav prema ovoj grani umjetnosti ni sam ne mogu da obrazložim. Možda je za mene to svojevrsni bijeg od stvarnosti, da bih pronašao istu tu stvarnost, ali u nekom drugom vremenu i okruženju. Postoji nešto sasvim čarobno kako u danima zlatnih godina holivuda, crno bijelih filmova francuske produkcije tako i u modernim čudima produkcije Marvel i sl. Zadivljujuće je osjećati uzbuđenje pri svakom ulasku u bioskop a znati da je isto to uzbuđenje osjećao i čitav jedan vijek generacija prije nas.

Dijeleći ubjeđenje da se neke važne lekcije uče kroz istoriju, a isto tako duboko vjerujući u moć mudrosti prethodnih inovatora, da bi osmislili bolju budućnost važno je upoznati i prošlost. Želim da kroz seriju od  nekoliko artikala upoznam čitaoce, naročito mlade, sa istorijom kinematografije. Neka ovo bude i svojevrsna zahvalnica ovoj umjetnosti koja je uspjela da podigne kolektivnu svijest o problemima i koja je takođe u duhu konstruktivnih rješenja, predstavila jednu sasvim novu dimenziju funksionisanja društva. Hvala kinematografiji što predstavlja aktuelne probleme kroz jedan novi jezik, univerzalni jezik, vizuelni jezik kojeg mladi danas sasvim tečno koriste.

Rađanje kinematografije (1893 – 1903)

Mnogo prije selfija, Instagrama i društvenih mreža koje omogućavaju da zabilježite i podijelite svaki momenat svoga života, dva brata iz Liona predstavila su svijetu izum koji će ga zauvijek promjeniti. Činjenica je da se ni dan danas ne zna tačno ime prvog filma ikada prikazanog. Ono što znamo je to da su na današnji dan davne 1895. godine braća Ogist i Luj Limijer privatnom auditorijumu prikazali film ”Radnici izlaze iz fabrike“. Međutim filmskim rođendanom i prvom filmskom premijerom smatra se 28. decembar (1895) kada su braća Limijer po cijeni od jednog franka pariškoj publici u kafani ”Grand Cafe“ prikazali “Ulazak voza u stanicu”, “Hranjenje bebe”, “Poliveni polivač” i “Radnici izlaze iz fabrike”. Istorija kinematografije, međutim, započinje nešto ranije.

Nemoguće je govoriti o kinematografiji a ne spomenuti koliku je ulogu u tome imao izum fotografije i prvenstveno kamere. Prvi korak ka snimanju filmova načinio je američki fotograf  Edvard Mujbridž 1878. godine koji je sintezom  prvih kamera, filma sačinjenog od staklenih pločica i brze ekspozicije (izloženost filmskog negativa svijetlosti), snimio seriju fotografija konja u pokretu. Kasnije, 1882. godine izumljena je kamera koja je omogućila snimanje 12 kadrova, a već 1889. godine sa izumom negativ filma od celuloze ka snimanju prvih filmova preostao je samo jedan, poslednji korak;

Prva bitnija kompanija u svijetu kamera i djelova potrebnih za njen rad, kao i mnogih drugih, važnih izuma, bila je kompanija svjetski poznatog izumitelja Tomasa Edisona smještena u Americi, dok je odmah iza nje po veličini bila kompanija braće Limijer, u Francuskoj.

1893. godina donosi i poslednji bitni izum neophodan za rađanje filma a to je kamera filmskog formata veličine 35 mm koju je izumio asistent Tomasa Edisona. Svi ovi izumi sjedinjeni su u jednu svrhu, a to je trka ka otelotvorenju prvog filma. Važno je napomenuti da je Edison uz pomoć kinetoskopa bio taj koji je gledaocima omogućio posmatranje takozvane slike u pokretu. Međutim njegov izum bio je ograničen na jednog gledaoca koji je morao čekati svoj red da bi mogao uživati u ovom izumu. Edison nakon toga pažnju usmjerenu kinematografiji usmjeruje na drugu stranu vjerujući da je film izum bez budućnosti te je proces projekcije filmske slike na filmsko platno ostao u vještim rukama braće Limijer. Oni, iako nisu bili izumitelji same kinematografije ipak su svijetu podarili prve filmove. Braća Limijer se nakon filma “Poliveni Polivač” i ekonomskog kraha povlače zauvijek iz svijeta kinematografije 1905. godine. Edison, ponesen prvobitnim uspjehom braće Limijer otvara prvi filmski studio na svijetu, koji je kasnije odigrao važnu ulogu u razvoju tehnika filma, kao i u samom stvaranju filmskog studija Holivud.

Kinetoskop

Govoriti o počecima kinematografije znači spomenuti i Žorža Melijesa. Proglašen je mađioničarem kinematografije zbog njegove sposobnosti da odlično transformiše realnost kroz raznovrsne prvobitne filmske efekte, koje je Melijes sam izumio i razvijao. Bio je vrlo inovativan u razvijanju specijalnih efekata. Slučajno je otkrio efekat zaustavljenog kadra (stop motion) 1896. a bio je i jedan od prvih filmskih stvaralaca koji je koristio tehniku duple ekspozicije.

Scena iz Melijesovog filma Putovanje na Mjesec

Već od 1904. godine svijet polako postaje svjestan činjenice da je film postao bitna sila u svijetu trgovine i industijalizacije, te samim tim počinje i prva trka između zemalja poput Italije, Francuske, Engleske i Amerike u pogledu stvaranja što inovativnijih filmova i samih tehnika snimanja. Ova trka jenjava u Evropi tokom godina Prvog svjetskog rata međutim ova pauza u Evropi dovodi do rađanja prve svjetske filmske velesile – Holivuda.

 

Nastaviće se…

O autoru:

Vojin Ćetković rođen je 26. 03. 1996. godine

Osnovnu školu i Gimnaziju završio je u rodnom gradu Ulcinju.

Trenutno je student druge godine novinarskog smjera Fakultera za komunikacije na Ankara Universitetu u Ankari, Turska.

Jedan je od aktivista Seanema filmskog festivala.

Seanema, fundamentalna spona između mladih i kulture

Seanema, fundamentalna spona između mladih i kulture

 

Piše: Lenka Lalović

Kultura u Ulcinju još nije u potpunosti zamrla. A ni neće u skorijem vremenu, imajući u vidu zainteresovanost ulcinjske omladine za (kino)aktivizam i naravno, njihovu ljubav prema sedmoj umjetnosti, filmu.

U početku je bilo teško privući mlade da se u doba, slobodno mogu reći, konfuzija oko shvatanja pravih vrijednosti posvete nečemu novom, uče značaju volonterizma, upoznaju sa ključnim socijalnim pitanjima i njeguju kulturu i umjetnost. Zapravo, sve te stavke, pa i sam stvarni život omladine, su bačeni u enormnu sjenu socijalnih mreža, koje umjesto da budu korisne, danas mladima predstavljaju najčešće slobodno vrijeme iskorišćeno na nekvalitetan način i loš uticaj na samu psihu mladih koji previše brinu o idealno prikazanom životu svojih vršnjaka. U odveć stvorenom generacijskom jazu u modernom, brzom vremenu, mladi imaju svoju virtuelnu realnost kao njegovu posljedicu. Seanema ih ponovo okuplja i stvara vazne spone izmedju generacija, kroz umjetnost i volonterizam.

Kako u takvom dobu vratiti mlade kulturi, druženju i objasniti im da su oni bitni akteri društva, i da volontiranje nije „rad za džabe“, već postojana osnova za oblikovanje jednog kvalitetnog aktiviste i budućeg građanina, koji umije da prepozna falinke društva i da se bori za poboljšanje? Izgleda da se kvalitet uvijek prepozna, pa koliko god trajale „borbe sa vjetrenjačama“. Želja mladih za poboljšanjem, druženjem i kulturom je isplivala, i i dalje pliva, a Seanema Film Fest im je samo omogućio da se aktiviraju i misle izvan granica koje im formalna edukacija pruža. Ukratko rečeno, mladi postaju protagonsiti svoje životne priče. Upravo na tome se zasniva kinoaktivizam Seanema-e i u skladu s tim, teme festivala su socijalna pitanja na koje svi trebaju posebno obratiti pažnju. Korupcija, status žene u današnjem društvu, diskriminacija, multikulturalnost, različitost; i zadnja u kojoj se omladina Ulcinja, ali i cijele Crne Gore posebno pronalazi: emigriranje u bogatije zemlje. „Trbuhom za kruhom“. Seanema kroz nova filmska ostvarenja pokušava da umjetnošću podigne svijest zajednice na veći nivo, da kulturi u našoj zemlji veći značaj i neformalno edukuje mlade da zauzmu svoj stav u rješavanju problema, a ne da bježe tamo gdje ovi problemi postoje u manjoj mjeri ili ne utiču bitno na njihove živote.

Treća edicija festivala je bila posebna, zato što smo, osim lokalnih volontera, ugostili i volontere iz Budve, Tuzi i Podgorice. Time smo stvorili mrežu sa ostalim omladinskim centrima koja će, vjerujem i dalje da se širi i okuplja mlade ispred filmskog platna, par dana, pokraj mora. Svaki težak rad, mukotrpan trud oko organizacije festivala se gleda sa lakoćom kada vidimo rezultate, a to su zadovoljni mladi volonteri iz četiri crnogorske opštine koji zajedničkim snagama rade, druže se i diskutuju o temama bitnih za njih i za naše društvo. Mladi (pogotovo u Ulcinju, i na tu činjenicu sam jako ponosna) teže ka onome što ih ujedinjava, a ne razdvaja. Ako je multikulturalizam pasivan pojam koji samo opisuje i konstatuje različite kulture, interkulturalizam predstavlja aktivnu razmjenu vrijednosti između kultura. Seanema podstiče upravo to i jedan je od dokaza da, bez obzira na nacionalnost, religiju, jezik, mjesto iz kojeg dolaze (bilo grad, bilo ruralno područje), mladi se odlično razumiju i druže jer je njihov zajednički cilj veći od bilo kakvih razlika ili jezičkih barijera. Njihov zajednički cilj je provoditi kvalitetno vrijeme skupa, dijeliti znanja i iskustva, dati svoj doprinos gradu i uživati u umjetnosti. Nikakav novac ne bi mogao kupiti stečeno iskustvo, znanje, zadovoljstvo i druženje.

Na kraju, vjerujem da će Seanema Film Festival i dalje nastaviti uzlaznom putanjom u poboljšanju statusa kulture, i pozivam mlade da nam se pridruže, kako bismo nastavili širiti krug volontera i aktivista, kao i u protekle tri godine. Samu potrebu za održavanjem ovog događaja ne bih trebala više puno ni da obrazlažem. Onome koji zna da „umjetnost imitira život“ su same te tri riječi sasvim dovoljne.

iACT shprehet rreth rëndësisë së informimit të paanshëm nga mediat

iACT shprehet rreth rëndësisë së informimit të paanshëm nga mediat

Në emisionin e realizuar nga TV Teuta, ku diskutohet zhvillimi kulturor në Ulqin, vërejmë mungesë informacioni rreth arritjeve në fushën e kinematografisë gjatë tri viteve të fundit. Me qëllim informimin e plotë, OJQ Unë veproj dëshiron të risjellë në vëmendjen e qytetarëve ulqinakë disa arritje në fushën e zhvillimit dhe promovimit të kinematografisë, të realizuara gjatë periudhës 2015-2017.

Seanema Film Festival organizuar nga OJQ Unë veproj, në shtator të vitit 2015 riktheu kinemanë në ambient të hapur, mbas më shumë se 20 vitesh mungesë. Gjatë tre edicioneve të Seanema, OJQ Unë veproj mori vlerësime pozitive, rrjedhimisht u mbështet nga Ambasada Amerikane në Podgoricë dhe qeveria malazeze, Ministria e Kulturës, Qendra kinematografike dhe Arkivi i Filmit. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kemi patur mbështetjen e diasporës shqiptare në SHBA, Komunës Ulqin, Organizatës turistike dhe bizneseve lokale.

Nënvizojmë se Seanema vijon bashkëpunimet me festivale të rëndësishëm të rajonit, si Festivali ndërkombëtar për të drejtat e njeriut organizuar nga Akademia Multimediale e Filmit në Tiranë – Marubi, Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar në Beograd – Beldocs dhe Festivali i filmit në Prishtinë – PriFilmFest. Gjithashtu, Seanema ka fituar përkrahjen e njërit prej festivaleve më të suksesshëm të filmit dokumentar në Europë, DokuFest Prizren.

Angazhimi i OJQ Unë veproj nuk kufizohet vetëm te organizimi i festivalit të filmit në Ulqin. Në vijim të angazhimit konkret për të sjellë një frymë të re në Ulqin përmes aktivizmit kulturor, në janar 2017 inicjuam nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Qendrën Kulturore Ulqin, i pari i këtij lloji në Mal të Zi. Ky Memorandum ka për qëllim rigjallërimin e jetës kulturore, si edhe sigurimin e kushteve për realizimin e një kalendari vjetor të aktiviteteve të ndryshme kulturoro-artistike dhe edukative. Me këtë rast, informojmë qytetarët se OJQ Unë veproj gjendet ende në pritje të përmbushjes së detyrimeve të palës tjetër nënshkruese të Memorandumit.

Pavarësisht bashkëpunimit të kufizuar, ne vijuam angazhimin duke identifikuar dhe adresuar nevoja reale të qytetarëve të Ulqinit, për shfrytëzimin e hapësirave publike ku ata do të mund te ndjekin një program kulturoro-artistik gjatë gjithë vitit. Për këtë qëllim u angazhuam konkretisht gjatë vitit të kaluar, me krijimin e modelit cinema/arthouse “Art Kino” i cili ka për qëllim modernizimin dhe rikthimin në funksion të kinemasë në Ulqin, projekt ky i prezantuar fillimisht para Ministrisë së Kulturës dhe Qendres kinematografike në Mal të Zi. Kemi bërë hapa konkret drejt jetësimit të projektit “Art Kino”, me anë të ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të institucioneve lokale dhe qeverisë malazeze rreth rëndësisë së rikthimit të kinemasë në Ulqin. Së fundmi, me mbështetjen e Komunës Ulqin, Qendrës Kinematografike dhe Arkivit të Filmit në Mal të Zi jemi angazhuar konkretisht për sigurimin e fondeve ndërkombëtare për realizimin e këtij projekti, më saktësisht pranë Komisionit Europian.

Përkushtimi i pashoq i aktivistëve tanë ka mundësuar që OJQ Unë veproj dhe Festivali i Filmit Seanema të prezantohen me një koncept unik dhe të ri për Malin e Zi, kinoaktivizmin. Me krenari e themi atë që e pohojnë edhe bashkëpunëtorët dhe të ftuarit e tri edicioneve të Seanema, që Ulqini po kthehet në një vendtakim të rëndësishëm të artistëve dhe profesionistëve të fushës së filmit, njëkohësisht përfaqësues të kulturave të ndryshme nga rajoni dhe bota, duke promovuar kështu prodhimet më të reja kinematografike dhe shkëmbimin ndërkulturor. Mirëpo, një prej dimensioneve që e karakterizon më së miri dhe për të cilin jemi posaçërisht krenarë është pjesëmarrja si edhe shpirti krijues i të rinjve nga i gjithë Mali Zi dhe rajoni, të cilët vit mbas viti na bashkohen dhe angazhohen vullnetarisht në organizimin e festivalit të filmit në Ulqin.

Duke gjykuar gjendjen sot në Ulqin dhe në Mal të Zi, ku terreni për pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete jopolitike është mjaft i brishtë, gazetarët dhe pjesëtarë të skenës së pavarur kulturore e intelektuale duhet t’i mbështesin, inkurajojnë e jo ti anashkalojnë nismat e këtij lloji. Të nxitur nga ky rast, ju bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve, të cilët synojnë që profesionin e tyre t’a ushtrojnë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, që të informojnë në mënyrë të paanshme publikun rreth aktiviteteve që kanë rëndësi për komunitetin dhe për progresin e përgjithshëm shoqëror.

Planifikimi buxhetor pa pjesëmarrjen e qytetarëve

Planifikimi buxhetor pa pjesëmarrjen e qytetarëve

Më lejoni të risjell në vëmendjen tuaj shqetësimin që u ngrit para disa ditësh nga kolegët e mi, rreth dëgjesës private, që u realizua në kurriz të të drejtave tona, për t`u informuar dhe për të marrë pjesë në procesin e planifikimit buxhetor për vitin 2018.

Praktika e buxhetimit me pjesëmarrje është një mekanizëm që siguron përfshirjen tonë në identifikimin e prioriteteve dhe alokimin e burimeve të financave vendore, në mënyrë që Komuna t’i përgjigjet më së miri nevojave tona. Kjo e drejtë është garantuar nga një sërë dokumentash ndërkombëtar dhe kombëtar, si: Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për buxhetin, Ligji për financat e vetëqeverisjes vendore, Ligji për vetëqeverisjen vendore, Ligji për ratifikimin e Konventës për aksesin në informacion, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe aksesin në drejtësi për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin (Konventa e Aarhusit) si edhe Ligji për të drejtën e informimit. Statuti i Komunës, gjithashtu, duhet të garantojë buxhetimin me pjesëmarrje, si një praktikë që ndihmon nxitjen e pjesmarrjes dhe transparencën në administrimin e buxhetit.

Ndërkaq, legjislacioni në fuqi, më saktë neni 109 i Ligjit për vetëqeverisje vendore (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi” nr. 88/09, 03/10, 38/12, 10/14, 057/14 dhe 03/16), sanksionon Komunën Ulqin që të përcaktojë mënyrën dhe procedurën e pjesëmarrjes së popullsisë lokale në kryerjen e punëve publike, pra organin që do të jetë përgjegjës për mënyrën e organizimit të dëgjesave publike, afateve, vendit dhe kohës së organizimit.

Të rikthehem te dëgjesa private në Ulqin dhe në Anë të Malit. Në faqen zyrtare të Komunës Ulqin nuk ka patur asnjë njoftim rreth dëgjesës publike për buxhetin për vitin 2018. Shoqëria civile ka munguar dhe pjesëmarrja e rëndësishme qytetare, gjithashtu. Në Anë të Malit, të paktën sipas njoftimeve të banorëve atje, në mungesë informacioni nuk ka patur asnjë të pranishëm.

Natyrshëm lind pyetja. Për cilat grupe interesi janë zhvilluar këto dëgjesa private?

Një qeverisje lokale, e përgjegjshme dhe transparente, qendron pranë qytetarëve, duke organizuar takime në çdo bashkësi lokale, për të diskutuar rreth programeve dhe projekteve që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqënien e tyre.

Një qeverisje lokale, e përgjegjshme dhe transparente, respekton të drejtën e qytetarëve për informim dhe largmendsh të veprojë në kundërshtim me interesat e tyre.

Një menaxhim i efektshëm financiar ndihmon komunat të transformohen në një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar. Për të gjithë qytetarët, pa pèrjashtim.

Së fundmi, pyetja drejtuar zyrtarëve të Komunës Ulqin. Në zbatim të detyrimeve të vendosura nga aktet ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare, a do të informohen qytetarët për një dëgjesë të dytë PUBLIKE, përpara se Buxheti për vitin 2018 të kalojë në votim nga Këshilli Komunal?

U suočavanju sa budžetskim planom koji ne odražava interese građana

U suočavanju sa budžetskim planom koji ne odražava interese građana

Dopustite mi da Vam predočim zabrinutost koju su prije nekoliko dana izrazile moje kolege u vezi javnog saslušanja, koja je sprovedena nauštrb naših prava, da budemo informisani i da učestvujemo u procesu planiranja budžeta za 2018 godinu.

Praksa participativnog budžetiranja je mehanizam koji ima za cilj da omogući naše učešće u identifikaciji prioriteta i raspodjeli lokalnih finansijskih resursa, kako bi Opština najbolje odgovorila na naše potrebe. Ovo pravo garantuje niz međunarodnih i nacionalnih dokumenata kao što su: Evropska povelja o lokalnoj samoupravi, Zakon o budžetu, Zakon o finansiranju lokalne samouprave, Zakon o lokalnoj samoupravi, Zakon o potvrđivanju Konvencije o pristupu informacijama, učešću javnosti u donošenju odluka i pristup pravdi po pitanju životne sredine (Aarhuska konvencija), kao i Zakon o pravu na informacije. I Opštinski statut, takođe, je u obavezi da garantuje participativno budžetiranje kao praksu koja podrzhava promociju učešća i transparentnost u upravljanju budžetom.

U međuvremenu, prema važećem zakonu, odnosno članu 109. Zakona o lokalnoj samoupravi (“Službeni list Crne Gore”, br. 88/09, 03/10, 38/12, 10/14, 057/14 i 03/16), Opština će utvrditi plan učešća građana u donošenju odluka i odrediti organ koji će sprovesti javnu raspravu.

Da se ​​vratimo slučaju javnog saslušanja u Ulcinju i području Ana Malit. Na zvaničnoj internet stranici Opštine Ulcinj nije bilo objave o javnom saslušanju za budžet za 2018. godinu. Civilno društvo nije prisustvovalo ovoj značajnoj raspravi, a izostalo je i učešće građana. Iz Anamalskog područja, prema informacijima dobijenih sa tog područja, zbog odsustva informacija, takođe nije bilo prisutnih građana.

Naravno, postavlja se pitanje: za koje interesne grupe su se izvršile ova javna saslušanja?

Lokalna uprava, koja odgovorno i transparentno djeluje u službi svojih građana, organizuje sastanke u svakoj lokalnoj zajednici u cilju rasprave o programima i projektima koji direktno utiču na građansko blagostanje.

Odgovorna i transparentna lokalna samouprava poštuje pravo građana da budu informisani i nikako ne djeluje suprotno njihovim interesima.

Efikasno finansijsko upravljanje pomaže opštinama da se transformišu u bolje mjesto za život i rad. Za sve građane, bez izuzetka.

Na kraju, upućujem pitanje zvaničnicima Opštine Ulcinj: Za sprovođenje obaveza utvrđenih nacionalnim, međunarodnim i pravnim aktima, hoće li građani biti obaviješteni o DRUGOJ javnoj raspravi prije nego što budžet za 2018. godine pređe na glasanje od strane Opštinskog vijeća?

Autorka: Drita Llolla, Izvršna direktorka NVO Ja djelujem

Rëndësia e mbështetjes së nismave që promovojnë zhvillimin e kulturës qytetare

Rëndësia e mbështetjes së nismave që promovojnë zhvillimin e kulturës qytetare

Para dy ditësh, së bashku me drejtorin e Qendrës Kulturore Ulqin, vendosëm për të konkretizuar diskutimet e nisura nga iACT në shtator të vitit të kaluar, rreth mënyrave për ta ringjallur jetën kulturore në qytet. Në vijim të vlerësimit të kujdesshëm të hapësirave dhe mundësive për bashkëpunim, nënshkruam një model unik Memorandum Bashkëpunimi, të parin e një lloji të tillë, jo vetëm për qytetin e Ulqinit por edhe më gjërë.

Për të qartësuar arsyet e kësaj iniciative, në përgjigje të disa qëndrimeve kundërshtuese si edhe për të evidentuar problematika që historikisht kanë frenuar jetësimin e çdo lloj fryme të re në Ulqin, së pari dua të shprehem rreth qëllimit parësor të sektorit të të cilit i përkas.

Secila prej organizatave joqeveritare mbulon një ose disa fusha të caktuara, krijon dhe implementon programe me vlerë të shtuar dhe të çmuar, me qëllimin për të kontribuar në përmbushjen e nevojave dhe mungesave në komunitet. Mirëpo, dhe pse detyra kryesore e secilit prej nesh që zgjedhim pjesëmarrjen aktive në procese zhvillimore, është që të identifikojmë hapësirat për veprim, para së gjithash, ne duhet të mësohemi të heqim dore nga qasja jo konstruktive ndaj iniciativave që janë jashtë fushës tonë të veprimit ose të përceptimit. Besoj se pikërisht ky fenomen është njëri prej faktorëve që ka kontribuar rëndësishëm në situaten në të cilën ne ndodhemi sot në Ulqin.

Thënë kjo, është i domosdoshëm promovimi i një mendësie të re, gjykuar si nga këndvështrimi i pjesëmarrjes përmbajtësore, nivelit të profesionalizmit gjatë implementimit të programeve, etj. Besoj thellësisht te suksesi i një komuniteti i cili ushqen një frymë inkurajuese për secilin individ ose grup individësh, që zgjedhin t`i implementojnë idetë e tyre inovatore, në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive, në funksion të së mirës publike. Si komunitet, duhet t`i kushtojmë më shumë vëmendje këtyre aspekteve si dhe t`i hapim rrugë projekteve ambicioze, në rastin konkret projekteve që synojnë zhvillimin e kulturës qytetare.

Së dyti, në sektorin civil në Ulqin prej kohësh nuk pulson “gjak” i ri. Vendi ynë është i etur për një debat të depolitizuar dhe për ide të reja e inovatore, të prezantuara në një terren të pavarur dhe konkurrues. Është e domosdoshme që të krijojmë kushte të përshtatshme për një terren të tillë, i cili nxit shkëmbimin e ideve të reja, e jo ta frenojmë këtë proces duke e kontaminuar me teori të pabazuara konspiracionesh politike dhe psikologjike.

Në vijim, shtroj disa sugjerime për faktorët të cilët në të ardhmën mund të kontribuojnë rëndësishëm në mbështetjen e nismave të reja, të domosdoshme për zhvillimin kulturor të vendit tonë:

– Institucionet lokale dhe qendrore, të cilat duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht me qendrat kulturore dhe me sektorin civil, jo vetëm në kuadër të zbatimit të strategjive përmes financimit të projekteve, por edhe gjatë procesit të hartimit te këtyre strategjive.

– Bizneset dhe ndërmarrjet që veprojnë në sektorin e turizmit, çdo investim në projekte kulturore nuk duhet ta konsiderojnë “para e hedhur kot”. Këto investime ndikojnë në pozicionimin e qytetit të Ulqinit në harten e vendeve të rëndësishme dhe konkuruese në rajon nga pikëpamja e ofertës kulturore, rrjedhimisht duke ndikuar në kërkesë të shtuar turistike.

– Diaspora përmes kontributit të saj ka rol të veçantë në ringjalljen e jetës kulturore, si edhe ka rëndësi simbolike në mbështetjen e nismave që nxisin ruajtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore. Parë nga ky këndvështrim, është e domosdoshme vëmendja e saj e vazhdueshme dhe mbështetja e plotë për nismat e reja në territorin ku jetojnë pakicat shqiptare.

– Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit të institucioneve dhe organizatave joqeveritare me komunitetin e donatorëve ndërkombëtar.

Së fundmi, uroj fillimin e një kapitulli të ri dhe të mbarë për një vend ku teatri, kinemaja apo qendrat kulturore dhe rinore, do jenë alternativa të zakonshme për zbavitjen dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë, për një Ulqin më të mirë dhe dinjitoz për të jetuar, për të punuar dhe për të ftuar miq nga qytete dhe vende të tjera.

Shkrim nga Drita Llolla, drejtore ekzekutive e OJQ “Unë veproj” (iACT)