Month: September 2016

“Pazi na razlike” poručuje druga edicija festivala SEANEMA

“Pazi na razlike” poručuje druga edicija festivala SEANEMA

Ulcinj, 14. Septembar 2016 – Druga edicija filmskog festivala “Seanema” počinje sjutra u 19.00 časova na Plaži Otrant u Ulcinju. Na otvaranju festivala govoriće Predsjednik Opštine Ulcinj, Nazif Cungu, Zamjenik šefa misije Američke Ambasade Bix Aliu, poznati crnogorski reditelj, Nikola Vukčević i direktorka festivala Seanema, Drita Lola.

Tema festivala je “Pazi na razlike” (eng. Mind the Gap) i odnosi se na nejednakost polova i religijski nasilni ekstremizam. Festival promoviše “kinoaktivizam”, tj. koristi temtske filmove kao platformu za otvaranje dijaloga na važne teme.

U prvoj noći festivala biće prikazan filmo “Suffragette” (“Sufražetkinje”) koji govori o ženama koje su išle na borbu za sve ili ništa izboreći se za pravo glasa i ravnopravnost početkom 20. vijeka u Velikoj Britaniji.

Odmah nakon filma “Sufražetkinje”, otvara se prvi panel druge edicije festivala Seanema, pod nazivom “Razbijanje staklenog plafona” (eng. Breaking through the glass ceiling) a govorit će se o često neopravdanim preprekama u unapređenju položaja žena i drugih manjina u profesionalnoj sferi života.

Panel će otvori Sabina Osmanović, doktorantica njemačke filologije i angažovana u niz edukativnih i naučnih aktivnosti u regionu. Drugi panelisti koji će dijeliti svoje mišljenje o temi su Ermira Mehmeti, poslanica u Parlamentu Makedonije, Agon Malići, istraživač i savjetnik za javnu politiku privatnog sektora na Kosovo, Ivana Mrvaljević, direktorka Gradskog pozorišta u Podgorici i Hadidža Đoni, potpredsjednica Opštine Ulcinj.

“Dobra žena” je drugi film večeri, inače zvanična selekcija renomiranog “Sundance” festivala i debitovanje poznate glumice Marjane Karanović u ulozi rediteljke filma.

Organizatori festivala obavještavaju da je ulaz slobodan, i pozivaju sve zainteresovane da budu prisutni.
Takođe, oni vas pozivaju da uživate u magiji prvog solarnog bioskopa u Crnoj Gori.

U nastavku, program druge edicije festivala:

“Kujdes hendekun” në edicionin e dytë të festivalit SEANEMA

“Kujdes hendekun” në edicionin e dytë të festivalit SEANEMA

Ulqin, 14 shtator 2016 – Edicioni i dytë i Festivalit të filmit “Seanema” do të fillojë nesër në ora 19.00 në Plazhin Otrant. Në hapjen e edicionit të dytë do të thonë fjalën e tyre përshëndetëse Kryetari i Komunës Ulqin, z. Nazif Cungu, Zëvendës Ambasadori dhe shefi i misionit i SHBA-ve, z. Bix Aliu, regjisori i mirënjohur malazez, z. Nikolla Vukçeviq dhe drejtorja e këtij festivali, znj. Drita Llolla.

Gjatë natës së parë do të shfaqen dy krijime kinematografike të zhanrit dramë, filmi “Suffragette” i cili trajton historinë e grave në fillimin e shekullit 20. në Britaninë e Madhe, të gatshme për të humbur gjithçka në luftën e tyre për të drejtën e votës dhe të drejta të barabarta.

Menjëherë pas shfaqjes së filmit, do të hapet paneli i parë i edicionit të dytë të Seanema, i cili nga organizatorët u emërtua “Thyerja e tavanit të qeliqit” (eng. “Breaking through the glass ceiling”) e që do të flasë rreth pengesave shpesh të pajustifikueshme në avancimin e grave dhe minoriteteve në jetën e tyre profesionale.

Paneli do të hapet nga znj. Sabina Osmanoviq, doktorante në fushën e filologjisë gjermane, lektore dhe e angazhuar në një sërë aktivitetesh shkencore dhe edukative në rajon. Panelistët e tjerë që do të shprehin pikëpamjet e tyre rreth temës do të jenë: znj. Ermira Mehmeti, deputete në Parlamentin e Maqedonisë, z. Agon Maliqi, hulumtues dhe këshilltar në fushën e politikave publike në sektorin privat, znj. Ivana Mrvaljeviq, drejtore e Teatrit të qytetit të Podgoricës dhe znj. Hadixha Gjoni, nënkryetare e Komunës Ulqin.

Filmi i dytë i natës “Dobra zena” ose “Gruaja e mirë” është një nga përzgjedhjet zyrtare të festivalit prestigjoz “Sundance” dhe debutimi i parë i aktores së mirënjohur Mirjana Karanoviq si regjisore. Filmi ka marrë shumë vlerësime në rajon dhe më gjërë. Në këtë edicion do t`i prezantohet edhe publikut tonë.

Organizatorët e këtij festivali ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë, pasi eventi do jetë pa biletë hyrëse. Gjithashtu, ata ftojnë të vini të shijoni magjinë e kinemasë e cila punon me energji diellore (solare) e para e tillë në Mal të Zi.

Në vijim, programi i plotë i edicionit të dytë:

Prva konferencija za medije druge edicije festivala SEANEMA

Prva konferencija za medije druge edicije festivala SEANEMA

Podgorica, 8. Septembar, 2016 – U susret festivalu dokumentarnog filma “Seanema” i u saradnji sa Ambasadom Sjedinjenih američkih država danas je u Američkom uglu održana prva konferencija za štampu. Konferenciju je otvorio Bix Aliu, zamjenik ambasadorke SAD u Crnoj Gori, koji je istakao da je inicijativa o realizaciji ovog festivala na samoj obali mora potekla od gđice Drite Llolla, inače stipendistkinje Stejt dipartmenta, zajedno sa grupom mladih aktivista iz Ulcinja koji su naknadno osnovali NVO „Ja djelujem“ (iACT).

“Prošlogodišnji uspjeh festivala nas je motivisao da ove godine ambasada SAD bude glavni pokrovitelj programa u nadi da će festival postati tradicija Ulcinja”, istakao je Aliu.

Na konferenciji je učestvovao i predstavnik Opštine Ulcinj, Arsllan Hajdinaga, koji je potvrdio spremnost opštine da podrži drugo izdanje festivala “Seanema”, u vidu zlatnog sponzora.

Izvršna direktorica NVO “Ja djelujem” (iACT), a takođe i festivala “Seanema”, Drita Lolla, izrazila je zahvalnost američkoj ambasadi na povjerenju u potencijal ovog projekta kao i u mlade ljude koji su ovom festivalu udahnuli život.

“iACT, osim što organizuje lijepe događaje za svoj grad, ulaže napora i da građane osvijesti o važnosti upotrebe obnovljivih izvora energije”, rekla je ona. Tokom konferencije, Llolla je istakla i važnost jedne od tema kojima se festival ove godine bavi, rodna (ne)ravnopravnost i (ne)prisustvo (mladih) žena u javnom i političkom životu, kao i duboki jaz koji postoji u političkoj, ekonomskoj i društvenoj sferi koji je, po njenom mišljenju, zabrinjavajuć.

Seanema sjell kinemanë solare në Ulqin

Seanema sjell kinemanë solare në Ulqin

Podgoricë, 8 shtator 2016 – U zhvillua sot konferenca e parë për shtyp e Festivalit të filmit “Seanema”, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, te “Këndi amerikan” (“American Corner”) në Podgoricë. Konferencën për shtyp e hapi z. Bix Aliu, Zëvendës Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili nënvizoi që projekti i kinemasë pranë detit ishte iniciativë e alumnistes së njërit prej programeve të Departamentit të Shtetit, znj. Drita Llolla së bashku me një grup aktivistësh nga Ulqini që më pas krijuan OJQ “iACT” ose “Unë VEPROJ”.

“Vitin e kaluar festivali u financua pjesërisht nga fondet e zyrës së alumnistëve pranë Departamentit të Shtetit. Oganizatorët tejkaluan pritshmëritë tona duke e shndërruar në një festival me karakter ndërkombëtarë i cili mblodhi një spektër të gjërë të alumnistëve nga Mali i Zi dhe SHBA-të, të ftuar të numërt nga Shqipëria dhe Kosova si edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe protagonistë filmi nga Kolumbia dhe Greqia. Suksesi i edicionit të parë na motivoi që këtë vit, Ambasada Amerikane të jetë mbështetëse kryesore e festivalit, me shpresen që festivali të kthehet në një event tradicional për qytetin e Ulqinit”, vijoi z. Aliu.

Në konferencë mori pjesë edhe përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit, z. Arsllan Hajdinaga i cili rikonfirmoi gatishmërinë e komunës për të mbështetur edicionin e dytë të Festivalit “Seanema”, si sponsor i artë. Ai premtoi se Komuna e Ulqinit do të vijojë mbështetjen e këtij projekti dhe projekteve të tjera të kësaj natyre.

Drejtorja ekzekutive e OJQ “iACT”, njëkohësisht e Festivalit të filimit “Seanema”, znj. Drita Llolla shprehu mirënjohjen e saj të thellë ndaj Ambasadës Amerikane, që besuan te potenciali i këtij projekti por dhe te aftësia e të rinjve për ta sjellë në jetë. Znj. Llolla vijoi me prezantimin e temës dhe programit të këtij edicioni, duke ndaluar te risia e këtij viti që është instalimi i kinemasë solare e cila përdor energjinë e diellore për shfaqjen e filmave. “iACT, përveç se organizon gjëra të bukura për qytetin, ndërgjegjëson rreth rëndësisë së shfrytëzimit të burimeve të energjive të rinovueshme”, u shpreh ajo në vijim.

Gjatë konferencës, znj. Llolla nënvizoi rëndësinë e njërës prej temave të këtij viti, pabarazia gjinore dhe nënpërfaqësimi i grave dhe vajzave në jetën publike dhe politike, por jo vetëm.
“Një nga arsyet përse zgjodhëm që përmes kino-aktivizmit të rikthejmë vëmendjen te pabarazia gjinore, është nënpërfaqësimi i grave në një masë të tillë sa sot, ne hasemi me të dhëna, si: vetëm 9% i Këshillit të Komunës në Ulqin përfaqësohet nga vajza dhe gra; vetëm 5,7% e subjekteve private janë pronësi e grave dhe vajzave. “Hendeku” është i thellë në sferën politike, ekonomike, sociale dhe kjo është majft shqetësuese”, u shpreh ajo.

Në përfundim të fjalës ajo ftoi të gjithë të apasionurit e filmit në plazhin Otrant në Ulqin, në datat 15-18 shtator për një eksperiencë unike që ofron kinemaja solare buzë detit.