Month: January 2017

Rëndësia e mbështetjes së nismave që promovojnë zhvillimin e kulturës qytetare

Rëndësia e mbështetjes së nismave që promovojnë zhvillimin e kulturës qytetare

Para dy ditësh, së bashku me drejtorin e Qendrës Kulturore Ulqin, vendosëm për të konkretizuar diskutimet e nisura nga iACT në shtator të vitit të kaluar, rreth mënyrave për ta ringjallur jetën kulturore në qytet. Në vijim të vlerësimit të kujdesshëm të hapësirave dhe mundësive për bashkëpunim, nënshkruam një model unik Memorandum Bashkëpunimi, të parin e një lloji të tillë, jo vetëm për qytetin e Ulqinit por edhe më gjërë.

Për të qartësuar arsyet e kësaj iniciative, në përgjigje të disa qëndrimeve kundërshtuese si edhe për të evidentuar problematika që historikisht kanë frenuar jetësimin e çdo lloj fryme të re në Ulqin, së pari dua të shprehem rreth qëllimit parësor të sektorit të të cilit i përkas.

Secila prej organizatave joqeveritare mbulon një ose disa fusha të caktuara, krijon dhe implementon programe me vlerë të shtuar dhe të çmuar, me qëllimin për të kontribuar në përmbushjen e nevojave dhe mungesave në komunitet. Mirëpo, dhe pse detyra kryesore e secilit prej nesh që zgjedhim pjesëmarrjen aktive në procese zhvillimore, është që të identifikojmë hapësirat për veprim, para së gjithash, ne duhet të mësohemi të heqim dore nga qasja jo konstruktive ndaj iniciativave që janë jashtë fushës tonë të veprimit ose të përceptimit. Besoj se pikërisht ky fenomen është njëri prej faktorëve që ka kontribuar rëndësishëm në situaten në të cilën ne ndodhemi sot në Ulqin.

Thënë kjo, është i domosdoshëm promovimi i një mendësie të re, gjykuar si nga këndvështrimi i pjesëmarrjes përmbajtësore, nivelit të profesionalizmit gjatë implementimit të programeve, etj. Besoj thellësisht te suksesi i një komuniteti i cili ushqen një frymë inkurajuese për secilin individ ose grup individësh, që zgjedhin t`i implementojnë idetë e tyre inovatore, në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive, në funksion të së mirës publike. Si komunitet, duhet t`i kushtojmë më shumë vëmendje këtyre aspekteve si dhe t`i hapim rrugë projekteve ambicioze, në rastin konkret projekteve që synojnë zhvillimin e kulturës qytetare.

Së dyti, në sektorin civil në Ulqin prej kohësh nuk pulson “gjak” i ri. Vendi ynë është i etur për një debat të depolitizuar dhe për ide të reja e inovatore, të prezantuara në një terren të pavarur dhe konkurrues. Është e domosdoshme që të krijojmë kushte të përshtatshme për një terren të tillë, i cili nxit shkëmbimin e ideve të reja, e jo ta frenojmë këtë proces duke e kontaminuar me teori të pabazuara konspiracionesh politike dhe psikologjike.

Në vijim, shtroj disa sugjerime për faktorët të cilët në të ardhmën mund të kontribuojnë rëndësishëm në mbështetjen e nismave të reja, të domosdoshme për zhvillimin kulturor të vendit tonë:

– Institucionet lokale dhe qendrore, të cilat duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht me qendrat kulturore dhe me sektorin civil, jo vetëm në kuadër të zbatimit të strategjive përmes financimit të projekteve, por edhe gjatë procesit të hartimit te këtyre strategjive.

– Bizneset dhe ndërmarrjet që veprojnë në sektorin e turizmit, çdo investim në projekte kulturore nuk duhet ta konsiderojnë “para e hedhur kot”. Këto investime ndikojnë në pozicionimin e qytetit të Ulqinit në harten e vendeve të rëndësishme dhe konkuruese në rajon nga pikëpamja e ofertës kulturore, rrjedhimisht duke ndikuar në kërkesë të shtuar turistike.

– Diaspora përmes kontributit të saj ka rol të veçantë në ringjalljen e jetës kulturore, si edhe ka rëndësi simbolike në mbështetjen e nismave që nxisin ruajtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore. Parë nga ky këndvështrim, është e domosdoshme vëmendja e saj e vazhdueshme dhe mbështetja e plotë për nismat e reja në territorin ku jetojnë pakicat shqiptare.

– Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit të institucioneve dhe organizatave joqeveritare me komunitetin e donatorëve ndërkombëtar.

Së fundmi, uroj fillimin e një kapitulli të ri dhe të mbarë për një vend ku teatri, kinemaja apo qendrat kulturore dhe rinore, do jenë alternativa të zakonshme për zbavitjen dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë, për një Ulqin më të mirë dhe dinjitoz për të jetuar, për të punuar dhe për të ftuar miq nga qytete dhe vende të tjera.

Shkrim nga Drita Llolla, drejtore ekzekutive e OJQ “Unë veproj” (iACT)

Potpisuje se Memorandum o saradnji između Centra za Kulturu Ulcinj i NVO iACT

Potpisuje se Memorandum o saradnji između Centra za Kulturu Ulcinj i NVO iACT


Memorandum je potpisan od strane direktora JP “Centar za Kulturu”, Astrita Salaja, i direktorice NVO “Ja djelujem” (iACT), Drita Lole I izražava zajedničku volju da se konkretizuje saradnja u cilju realizacije kalendara različitih aktivnosti kulturnog, zabavnog i obrazovnog karaktera, tokom čitave kalenderske godine.
Ovaj vid saradnje, prvenstveno predložen od strane NVO “Ja djelujem”, definisan je u specifične oblasti, navedene kao što slijedi:
• Realizacija aktivnosti koje uključuju pozorišne predstave za odraslu i djecu, projekcija kratko-metražnih i dugo-metražnih filmova za odrasle i djecu, izložbe radova likovne umjetnosti i razne publikacije, kao i druge aktivnosti kulturnog, obrazovnog i umjetničkog karaktera.
• Planiranje aktivnosti u okviru jednogodišnjeg plana.
• Saradnja sa Ministarstvom Kulture, Opštinom Ulcinj, Turističkom Organizacijom Ulcinj, sa drugim opštinama u Crnoj Gori, kulturnim centrima u regionu i svijetu, kao i sa drugim srodnim institucijama.
• Prikupljanje sredstava i donacija za zadovoljavanje potreba programa aktivnosti.
• Detaljan protokol o saradnji, zasnivan na relevantnim zakonskim odredbama.

U toku potpisivanja sporazuma, direktor Centra za kulturu, Astrit Salaj, i direktorica iACT, Drita Lola, razgovarali su o saradnji sa srodnim centrima u Albaniji i na Kosovu, kao i širem regionu, intenzivnijoj saradnji sa drugim kulturnim centrima u Crnoj Gori i sa Ministarstvom Kulture Crne Gore, kao i komunikacija i saradnja sa međunarodnim partnerima i donatorima. Stranke su se tokom sastanka dotakle i teme zahtjeva za poboljšanje infrastrukture pod upravom Centra za kulturu, sa ciljem efikasnije upotrebe i stavljanje na raspolaganje za sve uzraste u gradu, a naročito za omladinu.
Opština Ulcinj je izrazila saglasnost za ovaj vid saradje, nagalšujući da slične saradnje utiču na poboljšanje socijalnog života građana, kao i da Opština Ulcinj pruža punu podršku u realizaciji ciljeva ovog sporazuma.

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Kulturore dhe iACT

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Kulturore dhe iACT

Ulqin, 10 janar 2017 – Sot, në ambientet e Qendrës Kulturore Ulqin, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis NP “Qendra për Kulturë” dhe OJQ “Unë veproj!”(iACT), që shpreh dëshirën e palëve për të mbështetur, zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin, me qëllim rigjallërimin e jetës kulturore në Ulqin, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve me karakter kulturor, edukativ dhe artistik.
Ky memorandum i nënshkruar nga drejtori i NP “Qendra për Kulturë”, Astrit Salaj, dhe drejtoresha e OJQ “Unë veproj!”, Drita Llolla, shpreh vullnetin e përbashkët për të konkretizuar bashkëpunimin me qëllim realizimin e një kalendari të larmishëm aktivitetesh kulturore dhe edukative, gjatë gjithë vitit.
Bashkëpunimi, fillimisht propozuar nga OJQ “Unë veproj!”, përcaktohet nga disa fusha konkrete, të listuara për sa vijon:
• Realizimin e aktiviteteve që përfshijnë shfaqje teatrale për të rritur dhe fëmijë; shfaqje të filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë, për të rritur dhe fëmijë; ekspozita të veprave të arteve figurative dhe botimeve të ndryshme, si edhe aktivitete të tjera me karakter kulturor, edukativ dhe artistik;
• Planifikimin e aktiviteteve në kuadër të një plani një (1) vjeçar i cili hartohet me bashkëpunim të palëve;
• Bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Komunën e Ulqinit, Organizatën Turistike të Ulqinit, Komunat e tjera në Mal të Zi, qendrat homologe në rajon dhe në botë si edhe institucione të tjera të ngjashme;
• Mbledhjen e fondeve dhe donacioneve në funksion të realizimit të programit të aktiviteteve;
• Hartimin e një protokolli të detajuar bashkëpunimi, bazuar në dispozitat përkatëse ligjore.
Në nënshkrimin e marrëveshjes, drejtori i Qendrës Kulturore, Astrit Salaj, dhe drejtoresha e iACT, Drita Llolla, kanë folur për bashkëpunimin me insitucione të ngjashme në Shqipëri dhe Kosovë, intensifikimin e bashkëpunimit me qendra të tjera kulturore në Mal të Zi dhe me Ministrinë e Kulturës, si edhe komunikimin dhe bashkëpunimin me partnerë dhe donator ndërkombëtarë. Palët, gjatë takimit, u ndaluan edhe tek kërkesat për përmirësimin e infrastrukturës nën administrimin e Qendrës Kulturore, me qëllim shfrytëzimin e ambienteve në mënyrë sa më efikase dhe vënien e tyre në dispozicion të të gjithë grupmoshave, me theks te veçantë tek të rinjtë e qytetit.

Komuna e Ulqinit shprehu pëlqimin për bashkëpunime të kësaj natyre, duke cilësuar se ndikojnë në përmirësimin e jetës sociale të qytetarëve si edhe ofroi përkrahjen e plotë në realizimin e objektivave të kësaj marrëveshjeje.