Month: November 2017

Çfarë nuk shkon tek thirrja e fundit e Komunës Ulqin për financimin e projekteve nga OJQ-të?

Çfarë nuk shkon tek thirrja e fundit e Komunës Ulqin për financimin e projekteve nga OJQ-të?

Një gjë nuk shkon te njoftimi i fundit drejtuar organizatave joqeveritare, ku thuhet se, “Konkursi shërben si mbështetje për projektet e organizatave joqeveritare që kontribuojnë në realizimin e objektivave të përcaktuara në dokumentet strategjike, programet dhe planet e Komunës Ulqin”, ku në fokus të veçantë janë edhe projektet që kontribuojnë në afirmimin e potencialeve kulturore, traditës dhe trashëgimisë kulturore, rritjes së nivelit të kulturës urbane dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Deri më sot, ne nuk kemi parë një dokument Strategjik apo plan program të mirëfilltë për zhvillimin kulturor në Komunën tonë, edhe pse kemi dërguar kërkesa për të cilat kurrë nuk kemi marrë një përgjigje. Pra, nuk ekziston. Derisa Strategjia nuk ekziston dhe organizatat nuk kanë një udhërrëfyes me të dhëna statistikore për dizenjimin e programeve që shkojnë në ndihmë të komunitetit, pikërisht këtu cenohet ligjshmëria dhe transparenca e procesit të vlerësimit të projekteve të paraqitura. Si realizohet shpërndarja e këtij fondi kur nuk ekzistojnë dokumentat bazë?

Mjafton ky shembull për të kuptuar mënyrën se si funksionojnë strukturat e qeverisjes lokale dhe arsyen pse jemi katandisur, kulturalisht dhe ekonomikisht!

Shkruan: Drita Llolla, drejtore ekzekutive e OJQ iACT